Namazi Maqidonisht
Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare në Maqedoni, Valentina Bozhinovska ka deklaruar se ritet e namazit tek myslimanët maqedonas, të kryhen në gjuhën e tyre maqedonase, e jo në atë arabe.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate konfuze dhe të pa bazuar në dituritë teologjike Islame, Kreu i BFI (Bashkësis Fetare Islame) Sulejman Rexhepi i dha përgjigje duke thënë se “ Namazi asnjëherë nuk mund të kryhet në gjuhën maqedonase, kurse deklaratat e Valentina Bozhinovskës janë të përshpejtuara dhe nacionaliste. “ Gjithashtu Kreu i BFI thotë se: “Normat mbi të cilat predikohet islami janë universale dhe si të tilla respektohen nga të gjithë muslimanët njësoj, pavarësisht se cilit komb apo sekt i përkasin.”
Rexhepi tha se Bozhinovska, edhe në të kaluarën ka bërë deklarata skandaloze që kanë nxitur reagime të ashpra tek myslimanët në Maqedoni, për të treguar një lloj patriotizmi tek publiku.
Nëse shikojmë prapavijë dhe punën e deritanishme të znj. Valentina Bozhinovska është përplot me nacionalizëm dhe ironi fetare, andaj shfrytëzon rastin që ti përçaj dhe të fus huti tek myslimanët maqedonas si dhe ata muslimanët shqiptarë , dhe e gjithë kjo bëhet me një arsye të fort dhe shumë dinake që të lëkund stabilitetin , harmonin dhe solidaritetin e mrekullueshëm në mes myslimanëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.
Media e Lirë me analizën e saj politiko- gazetareske ka arritur të vijë tek një konkludim se : “Ramazani është muaji i paqes, muaji i mëshirës dhe i solidaritetit shpirtëror të varfëritë me të pasurin, të sëmurit me të shëndoshit, të rriturit me të vegjlit dhe ky muaj i bashkon të gjithë myslimanët në sofrën e begatisë, pa pasur parasysh gjuhën, kombësinë dhe nivelin e të besuarit. Prandaj Instituti Qeveritar në shtetet ku jetojnë myslimanët janë me përqindje bukur ët madhe sidomos ata në Kosovë, tentojnë të mbulojnë problemet më të mëdha shtetërore , e të shpikin “probleme” të vogla, apo me një fjalë siç thotë populli, të bëjnë mizën bullë, por në kësi raste sa po shihet myslimanët janë edhe më të bashkuar, ngase e kanë një Kuran , një Kible , një Qabe, një namaz në gjuhën arabe, një Zot, një Pejgamber dhe inshallah do të jenë të gjithë për një ,e një për të gjithë.