Marina izraelite rrëmbeu anijen drejt Gazës
Pjesëtarët e marinës izraelite kanë hyrë në anije dhe kanë marrë kontrollin mbi anijen e cila u përpoq të ndërpresë bllokadën detare të rripit palestinez të Gazës, kanë deklaruar zyrtarët. Në komunikatën e ushtrisë izraelite të publikuar të hënën ceket se nuk është shfrytëzuar forca në rrëmbimin e anijes kryesore të flotilës së tretë të lirisë, anijes Marianne, drejt qytetit izraelit Ashdod.
Petros Stergiou, zëdhënësi i flotilës, ka thënë se organizatorët kanë humbur kontaktin me anijen Marianne rreth orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale të hënën në kohën kur anijes i janë afruar tre anije ushtarake. “Atë që e kemi arrit të kuptojmë është se marina izraelite e ka sulmuar anijen Marianne rreth 100 milja detare nga bregdeti i Gazës”, ka thënë Stergiou. “Më kanë thënë se kanë parë tri anije ushtarake të cilët iu afroheshin dhe të cilët janë identifikuar si ushtarak. Prapë qeveria dhe ushtria izraelite janë sjell si shtet kusar dhe kanë sulmuar anijen tonë në ujërat ndërkombëtare”. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Peter Lemer ka deklaruar se marrja e anijes ka kaluar” pa ngjarje të jashtëzakonshme” dhe se anija Marianne do të përcillet drejt Ashgodit në jug të Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka lëvduar marinën izraelite për marrjen e anijes udhëtare.”Kjo flotilë nuk është kurrgjë tjetër porse demonstrimi i hipokrizisë dhe gënjeshtrës e cila ndihmon organizatën terroriste Hamas dhe injoron të gjitha filmat horor në rajonin tonë”, ka thënë ai.
Anija Marianne ishte pjesë e flotilës së tretë të lirisë, e përbërë nga katër anije të cilët mbanin aktivistët pro palestinez, në mesin e të cilëve është parlamentari arabo-izraelit Basel Ghattas, ish kryetari i Tunizisë Moncef Marzouki dhe së paku një parlamentar evropian.
Në përpjekjen e njëjtë gjatë thyerjes së shtetrrethimit detar në vitin 2011, në sulmin para agimit të cilën e kanë kryer komandot izraelit në anijen turke Mavi Marmara janë vrarë 10 aktivist turk.