Egjipt

Dijetari egjiptian: Islami e trajton gruan si një perlë

Dr. Omer Abdul Kafi
Dr. Omer Abdul Kafi

Nuk ka fe  apo besimi që e trajton  në mënyrë të drejtë gruan sikur Islami; Islam e mbron jetën e saj, siguron pavarësinë e saj financiare, dhe e trajton atë si një perlë.

Kjo u tha nga dijetari popullor egjiptian Dr. Omer Abdul Kafi, si pjesë e programit kulturor të Garave Ndërkombëtar të Kur'anit  të Shenjtë në Dubai (DIHQA), e cila filloi në natën e së enjtes.  

Në ligjëratën e tij frymëzuese  në Shoqatën e Rilindjes së Grave, Dr. Abdul Kafi e ndriçoi audiencën, në të cilët ishin vetëm gra, se si Islami e ka nderuar gruan dhe tregon respekt ndaj saj.

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të), është raportuar të ketë thënë:

Kush i duron dhe është tolerant me bijat e tij, ata do ta jenë të mbrojtur nga zjarri i xhehenemit në Ditën e Kijametit.

Ai tha Kushdo që martohet, ka për të plotësuar  gjysmën e fesë së tij, shtoi ai. Megjithatë, ai duhet të jetë i mirë për gruan e tij; me gjysmën  tjetër.

Dr. Abdul Kafi tha se Islami gjithashtu e ka respektuar gruan si nënë. Profeti Muhamed e këshilloi një njeri i cili dëshironte për të lënë nënën e tij vetëm, kurse ai dëshironte të shkonte në luftë:. Kthehu mbrapa dhe shërbejë nënës, aty është xhenneti për ty.

Kjo nuk është e gjitha, Islami i ka bërë burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë në detyrime dhe ne shpërblime, sikut thotë ajeti Kur’anor në vazhdim:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Kur’ani, 16:97) 

Burimi: KTimes