Suudi Arabie

Arabia Saudite nuk tërhiqet

Arabia Saudite nuk tërhiqet

 

            Kur para dy ditësh shtetet e perëndimit e porositën opozitën siriane se heqin dorë nga rrëzimi nga pushteti Bashar Asadin, ambasadori i Arabisë Saudite në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se Riadi ”është i gatshëm të sigurojë paqen rajonale edhe pa mbështetjen perëndimore”, që do të thotë që tani sauditët vetë do të udhëheqin me rebelim në Siri. Arabia Saudite e para në mënyrë të hapur u prononcua kundër marrëveshjes së arritur kohë më pare me Teheranin, rreth programit nuklear iranian, ndërsa gjetja e zgjidhjes politike për konfliktin sirian, ishte një grusht i forte të cilën pallati mbretëror në Riad nuk po mund të përballoj dot.

 

            Ambasadori i Arabisë Saudite në Londër, princ Muhamed bin Navvaf bin Abdulaziz al Saud, deklaroi” këndvështrimi perëndimor në rajon është lojë e rrezikshme me zjarr i cili rrezikon stabilitetin në Lindjen e Afërme.Ne pavarësisht çfarë do të bëjë perëndimi, do të vazhdojmë të armatosim kryengritësit sirian pasi që nuk do të mund të heshtim dhe të mos bëjmë gjë”, ka deklaruar për New York Times, Muhamed bin Navvaf  bin Abdulaziz al Saud. Princi saudit e ka akuzuar Amerikën dhe aleatët e saj ” që kanë lejuar një regjimi të mbijetojë, e tjetrin të vazhdojë me programin e pasurimit të uraniumit të cilën më vonë sigurisht do të shfrytëzojë për qëllime ushtarake”. Abdulaziz al Saud ka deklaruar” sa do që përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare janë  për të shkatërruar arsenalin kimik të Asadit, perëndimi nuk po arrin të kuptojë se regjimi sirian është edhe më tutje armë më e fortë për shkatërrimin në masë, duke menduar se”gjakpirësi dhe diktatori Asad është kërcënimi më i madh për popullin sirian dhe paqen në Lindjen e Afërme, ndërsa Arabia Saudite, sipas  mendimit të princit, paraqet shtetin i cili është shembull për demokraci, koekzistencë paqësore me fqinjët dhe atdhe i të gjithë qytetarëve të saj me të drejta të barabarta”.

 

“Arabia Saudite ka përgjegjësi globale dhe Riadi do të bëjë çmos që të përmbush detyrimet, me apo pa përkrahjen e partnerëve tanë perëndimor. Edhe pse me vite kemi qëndruar bashkë krah për krah me ata edhe kur e kanë caktuar linjën e kuqe për regjimin sirian, partnerët tanë tani kanë harruar sigurinë tonë dhe janë të gatshëm që të rrezikojnë tërë rajonin” ka porositur Abdulaziz al Saudi.

 

Sa i përket linjës së kuqe, princi saudit dhe ambasador në Londër sigurisht nuk është në rrjedhat e ngjarjes dhe nuk e di se para ca ditësh fitues i çmimit Pulicer Seymour Hersh ka botuar shkrimin me titull:” I kujt është sarini” në të cilin citon argumente të shumta se si Barack Obama në atë çast kur në fund të gushtit në orët e hershme të mëngjesit në para lagjet e Damaskut është shkrepur projektili me mbushje kimike, ka ditë ” kush, nga ku dhe pse është shkrepur”, dhe se fjala ka qenë për militantët islamik të cilëve iu urdhëron princi i” xhihadit”  Bandar bin Sulltan,  një i ashtuquajturi”pajtues” nga pallati mbretëror i Riadit.

 

NCNBC në tetor ka botuar reportazhin në të cilin gjenden me qindra faqe dokumentesh, deklarata dhe dëshmi për të cilën për sulmin kimik në paralagjet e Damaskut çojnë drejt në Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin, shefin e CIA-së dhe shërbimeve  sekrete saudite.

“Miqtë tanë perëndimor në Londër në mënyrë të qartë kanë thënë se tani nuk është koha për të shkuar Asadi nga pushteti, pasi që ata mendojnë se pushtetin do ta marrin militantët islamik. Disave nuk do të ju pengojë që në pushtet  të jetë gjer në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar për Reutersin një zyrtar i lartë i opozitës siriane.

 

Boshllëku në mes politikës së jashtme të Perëndimit dhe Arabisë Saudite shihej edhe nga deklarata e ish shefit të shërbimit sekret saudit princit, Turk al Faisal, i cili është i shqetësuar pa masë nga izolimi i Arabisë Saudite nga bisedimet diplomatike me Iranin.” Për neve është e rëndësishme të jemi  në të njëjtën tryezë, ndërsa neve munguam. Ajo çka është befasuese për neve, është që bisedimet janë mbajtur sekret nga nesh. Si mund të krijon mirëbesim kur ruani sekretet nga ata të cilët janë aleatët më të përafërt”, ka deklaruar për Wall Street Journal Turki al Faisal.

 

Është i pakuptueshëm autizmi i zyrtarëve saudit. RT shkruan se edhe ish kryeministri italian Massimo D’Alemo haptas e ka akuzuar Arabinë Saudite dhe Katarin për ”dhënien e armëve dhe pajisjeve kryengritësve sirian”, ndërsa Washington Post duke u thirrur në burime të zyrtarëve të lartë nga gjiri Arabik ka shkruar se: ” si Arabia Saudite vetvetiu është përpjekur që të ofrojë ndihmën ushtarake kryengritësve sirian, edhe pasi që ka rënë dakord me Washingtonin se do të harmonizojë interesat e përbashkëta në rajon”.


“Sauditët planifikojnë që të zgjerojnë objektet për stërvitjen e kryengritësve sirian në Jordan dhe të rrisin efektin luftarak me dërgimin e armëve, por se këto armë përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste që po luftojnë kundër Bashar al Asadit”, cek Washington Post dhe shton se” Riadi udhëheq bisedimet paralele për të cilët nuk e informon SHBA-të”.

 

Rusia dhe SHBA-ja edhe më tutje bisedojnë, ashtu që në Gjenevë të mbahen bisedimet në mes palëve ndërluftuese në Siri, por tani është e panjohur se  Koalicioni Nacional Sirian  kënd do ta përfaqësoj. Konferenca është paraparë që të mbahet me 22 janar 2014 dhe se gjatë bisedimeve do të mundohet që të gjendet një zgjidhje politike për konfliktin sirian.

 

            Pas deklaratës së ambasadorit saudit në Londër, princit Abdulaziz al Saud dhe deklaratës së udhëheqësit të frontit al Nusra, Abu Muhamed al Jawlani, dhënë Al Xhezirës, e cila është e përafërt me qëndrimin zyrtar të pallatit mbretëror të Riadit, më në fund kanë rënë të gjitha maskat. Arabia Saudite nëpërmjet ambasadori të saj në Londër haptas  ka shpallur luftë Sirisë, të gjithë të “pafeve” dhe Iranit, porse në këtë luftë do të dërgojë mercenarët e paguar të cilët nëpër gjithë botën i rekruton princi i “xhihadit” Banda bin Sulltan.

 

Burimet: New York Times, RT, Washington Post, NCNBC, Wall Street Journal, Al Jazeera, Press TV, Seymour Hersh”Whose Sarin”, The Independent.