Ban Ki Mun bën thirrje për armëpushim në Siri përpara bisedimeve të Gjenevës
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki – Mun ka bërë thirrje për zbatimin e një armëpushim para fillimit të raundit të dytë të bisedimeve të paqes së pritshme në Gjenevë.
Lufta në Siri duhet të
pushojë para se negociatat politike për një qeveri kalimtare për të rivendosur
paqen në këtë vend të shkatërruar nga lufta , iu tha Ban Ki Mun gazetarëve
në Nju Jork të hënën, më 16 dhjetor 2013.
Ne duhet të kemi një
ndërprerjes të armiqësive para se të fillojmë dialogun politik për Sirinë në
Gjenevë , tha Ban Ki Mun, duke shtuar se: Kjo luftë duhet të
ndalet.
Përfaqësuesit e qeverisë siriane
dhe të opozitës janë caktuar të takohen me të dërguarin për paqë të Ligës Arabe
në Kombet e Bashkuara, Lakhdar Brahimi
në Zvicër, më 22 janar 2014, për të diskutuar rrugët për t’i dhënë fund konfliktit gati tre vjeçarë.
Siria është kapluar nga trazirat
vdekjepruese që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët
e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin
militantët që veprojnë brenda vendit.
Ushtria Kombëtare e Sirisë filloi një operacion ushtarak në shkallë të
gjerë në muajin maj 2013 në krahinat kryesore të vendit për të rivendosur
sigurinë dhe lirimin e qytetarëve nga kërcënimet terroriste.
Siria u godit nga trazirat e dhunshme
që nga mesi i muajit mars, 2011, ku
qeveria siriane akuzon aktorët e huaj, kryesisht Arabinë Saudite dhe Turqinë, për orkestrimin e
konfliktit duke përkrahur grupet
militante të opozitës me armë dhe të holla.