İran

Seddiki: Unë kam besim në ekipin negociator bërthamor

 Imami, prijësi, i Namazit të Xhumasë në Teheran, Huxhatulislam Kazim Seddiki tha se ekipi negociator iranian për bisedimet bërthamore është i besueshëm.


    Sipas  agjencisë IRNA, Huxhatulislam Kazim Seddiki tha se pasurimi i uraniumit është e drejtë e patjetërsueshme e Iranit, duke i bërë thirrje kombit iranian për të ushtruar këmbëngulje në këtë drejtim.


   Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë theksoi ekipi negociator iranian ka përkrahjen e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei dhe të kombit.


     Ai  i kritikoi masat anti-Iraniane që ndërmorën SHBA-të, duke përmendur vërejtjet e Ajetullah Khamenei, kur Lideri shprehu dyshime mbi besueshmërinë e zyrtarëve të SHBA-ve.
    Huxhatulislam Kazim Seddiki tha se pas marrëveshjes së Gjenevës, Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Kryetari Obama i bënë komentet që ishin në kundërshtim me marrëveshjen dhe një shkelje e marrëveshjes së përkohshme.

 

     Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë  në Teheran shtoi se ata, së bashku me cionistët, vazhdoi duke thënë, madje, se të gjitha opsionet janë në tryezë.