Jemeni

Aeroplanët luftarakë sauditë vazhdojnë të bambardojnë zonat në mbarë Jemenin

Aeroplanët  luftarakë sauditë  kanë kryer sulmet ajrore të reja kundër disa zonave  nëpër Jemen, duke shkaktuar humbje njerëzore dhe dëme materiale në vend. 

Sipas raporteve të medias lokale, dy sulme ajrore saudite goditën rrethin e Sakayn-it  në krahinën veriperëndimore të Sa'ada-s të dielën. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima e mundshme nga sulmet.

Të shtunën paradite, avionët luftarakë saudite në shënjestër kishin një zonë banimi në krahinën qendrore të Jemenit, në Ma'rib. Pesë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë.

Dy gra u vranë, gjithashtu, në një sulm të ngjashëm në rrethin Sahar të Sa'ada-s.

Në kryeqytet, Sana'a, avionët saudite në shënjestër paten një xhami ku vranë katër anëtarë të një familjeje dhe plagosun nëntë të tjerët.

 

Hakmarrje jemenase

 

Ndërkohë, luftëtarë nga lëvizja Ansarullah e Huthëve të Jemenit,  mbështetur nga njësitë e ushtrisë aleate, kryen sulme hakmarrëse me raketa kundër bazave ushtarake në krahinat jugore të Dhahran al-Janoub dhe Jizan të Arabisë Saudite.

Të paktën një ushtar saudit u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmin hakmarrës nga forcat e Jemenit në Xhizan.  

Fushata ushtarake e Arabisë Saudite kundër Jemenit, e cila filloi më 26 mars 2015, pa një mandat të OKB-së, ka për qëllim të dëmtojë lëvizjen Ansarullah të Huthëve  dhe rivendosjen e ish-kryetarit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është një aleat i fortë e regjimit të familjes mbretërore Al Saud.

Më 16 qershor 2015, zëdhënësi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Rupert Colville tha mbi 1410 civilë jemenas, duke përfshirë 210 gra, janë  vrarë dhe më  shumë se 3.423 janë plagosur që prej dates 26 mars 2015. 

Burimi: Press TV