WikiLeaks: Katari dhe një shtet tjetër i Gjirit para 3 vitesh kanë dhënë 250 milion dollar për ta destabilizuar Jemenin
Sipas dokumenteve sekrete të cilët kanë rrjedhur nga zyra e ambasadës saudite në Jemen, Katari dhe një shtet tjetër i Gjirit Persik kanë paguar 250 milion dollar që në Jemen të shkaktojnë dhunë dhe më vonë në këtë shtet të nis agresioni saudit. Kopjen e dokumentit e ka publikuar gazeta arabe e përditshme Ahl-Alquran.
Të premtën WikiLeaks ka publikuar rreth 60.000 dokumente të cilët i ka marrë nga serveri i Ministrisë së punëve të jashtme të Arabisë Saudite. Dokumentet, kryesisht letrat diplomatike, të dërguara nga ana e ambasadave të ndryshme ministrisë së punëve të jashtme saudite, të cilët kanë të bëjnë me periudhën nga fillimi i ashtuquajtur”Pranverës arabe” nga viti 2011 gjer në fillim të vitit 2015. Sipas një pjese të dokumenteve para tri vitesh, Katari dh një shtet tjetër arab të Gjirit Persik me 250 milion dollar kanë financuar grupimet dhe organizatat joqeveritare me qëllim të destabilizimit të Jemenit, vendin në të cilin në mars të këtij viti regjimi saudit pa lejen e Kombeve të Bashkuara dhe me dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndërmarr agresionin gjakatar. Sauditët kanë sulmuar Jemenin që në pushtet të rikthejnë ish kryetarin e ikur dhe marionetën e tyre Abdul Mansur Hadin, por edhe të shkatërrojnë lëvizjen shiite Ansarullah dhe militantët e lëvizjes Houti. Llogaritet se gjatë tre muajve të sulmeve ajrore të cilën Riadi është duke kryer në Jemen, janë vrarë më shumë se 4000 njerëz, kryesisht civil, duke përfshirë gra e fëmijë, ndërsa më së paku 7000 jemenas janë plagosur.
Gazeta ditore Ahl-Alquran citon një përshkrim të komunikimit të ambasadës saudite me Ministrinë e punëve të jashtme saudite në Riad, në të cilën flitet:”duhet bërë të pamundurën që të pengohet që Houtit të dalin në zgjedhje me 21 shkurt 2012”. Në telegramin të cilin e ka publikuar WikiLeaks qëndron:” Sipas informatave për udhëheqësin e Houtit, Abdul Malikin Al Houthin, plani i dakorduar është, se në këtë fazë të shkohet në koordinim me grupin e Lëvizjes së jugut. Partitë e Houtive do të përfaqësoj ish kryetari Ali Abdullah Saleh i cili për momentin qëndron në Bejrut ku është takuar me udhëheqësit shiit dhe ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me Teheranin gjersa nuk arrin qëllimin e tij”. Plani përfshin që të pengohen Houtit të dalin në zgjedhjet në zona Saadi, Hajjah, Jawf dhe të shkaktohen trazira në Jabar Namaru dhe Taizu, dhe e rëndësishme është që Lëvizja e jugut të ndërmerr sabotime dhe shkaktojë dhunë në zonën e Adenit, Dales dhe Lahisë, dhe se këto gjëra duhet të kryhen në koordinim me organizatat civile të shoqërisë.
Publikimi i këtyre dokumenteve nuk do të ndryshojë asgjë, por me këtë dëshmon pafuqinë e vet Kombet e Bashkuara që të frenojnë regjimet dhe qeveritë të cilët në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me qëllim destabilizojnë rajone të tëra dhe kryejnë gjenocid kryesisht mbi popullatën civile të pafajshme.