Shqipëri

Shqipëria sot votoi në zgjedhjet vendore

Shqiptarët sot dolën në votime për zgjedhjet në nivel vendor. Qytetarët e Shqipërisë votuan në zgjedhjet vendore të cilat Bashkimi Evropian i ka përshkruar tejet të rëndësishme për vendosjen e standardeve demokratike në Shqipëri. Ka pas edhe incidente të dhunshme në disa vende. Në Vorë të cilin Bashkimi Evropian e ka cilësuar si problematike janë stacionuar forca të shumta policore rreth qendrave votuese.

Kryeministri Edi Rama ka votuar rreth orës 10.30 në periferi të Tiranës ku edhe jeton.”Ky është çasti historik, i cili do të rrumbullaksojë reformën administrative. Kush nuk do të votojë nuk ka drejtë pastaj të ankohet”, ka deklaruar para gazetarëve. Ka votuar edhe ish kryeministri dhe kryetari Sali Berisha, të cilin Edi Rama para dy vitesh ia solli disfatë në zgjedhjet parlamentare.”Këto zgjedhje po zhvillohen sipas diktatit të mafias dhe krimit të shumicës qeveritare . Kësaj here ka ndodh diç e paimagjinueshme, të cilin miqtë ndërkombëtar duhet të kundërshtojnë krimin e qeverisë” ka deklaruar Berisha pas votimit të tij para gazetarëve.

Këto zgjedhje paraqesin përplasjen në mes koalicionit të majtë të mbledhur rreth Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Ramës dhe koalicionit të djathtë të Partisë Demokratike të cilin e udhëheq kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha. Koalicionin Aleanca për Shqipërinë e udhëheq Partia Socialiste, ndërsa bllokun opozitar Aleanca popullore për punë dhe dinjitet e përbëjnë 15 parti politike. Përveç kësaj, 11 parti tjera garojnë jashtë këtyre koalicioneve, ndërsa në disa komuna ka edhe kandidatë të pavarur.

Policia shqiptare ka ndërmarr masa të shtuara sigurie që zgjedhjet të kalojnë në mënyrë sa më të rregullt. Rreth 5690 policë kanë punuar në mbarëvajtjen sa më të mirë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Sondazhet i japin përparësi koalicionit qeveritar, ndërsa rezultatet e para të daljes së votuesve do të publikohen pas mbylljes së vendvotimeve. Drejtë vote kanë pasur 3,4 milion qytetar shqiptar, ndërsa zgjidhen 61 bashkiak si dhe aq Këshilla Komunal. Këto janë zgjedhjet e para nga reforma e sistemit vendor vetëqeverisës, me ç’rast numri i komunave është zvogëluar nga 400 në 61.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri i kanë përcjell me qindra vëzhgues vendor dhe të huaj.

Burimi: Al Jazeera