Kina ndalon agjërimin e Ramazanit për muslimanët ujgurë
Shtimi i shqetësimeve të muslimanëve ujgurë, në disa pjesë të rrethit perëndimor të Xinjiang-ut për ndalimin e agjërimit për muslimanët që janë anëtarë të partisë, nëpunës civilë, studentë dhe mësues, këto ndalesa gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, po ringjallën me kufizimet fetare në çdo vit.
Kina është duke e shtuar ndalesën dhe monitorimin e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Besimi i ujgurëve është politizuar shumë, dhe rritja e kontrollit mund të shkaktojë rezistencë të mprehtë, tha në një deklaratë Dilxat Raxit, zëdhënës i grupit të mërgimtarëve Ujgurë, Kongresi Ujgur Botërorë, cituar nga Reuters, të hënën, më 16 qershor 2015.
Dilxar Raxit e përçmoi thirrjen e autoriteteve kineze “Nëpunësit civilë Ujghur të mos respektojnë agjërimin në muajin Ramazan”, duke e parë atë si një veprim që synon kontrollin e besimit Islam.
Sipas faqes së internetit të qeverisë, restorantet hallall në Jinghe County, në afërsi të kufirit me Kazakistanin, u inkurajuan nga zyrtarët e sigurisë që ushqimoret, restorantet, të qëndrojnë të hapura gjatë orëve të ditës në Ramazan.
Kufizime të ashpra fetare janë futur në rrethin e Maralbexit ku zyrtarët e partisë janë të detyruar për të dhënë raporte verbale si dhe me shkrim për sigurinë duke garantuar se aty nuk ka fe, besim, nuk do të marrë pjesë në aktivitetet fetare dhe do të propagandojmë që të mos agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, raportoi media shtetërore.
Çdo vit, autoritetet kineze kanë imponuar në mënyrë të përsëritur kufizime në muajin Ramazan, në rajonin ku jetojnë muslimanët ujgur, në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut.
Në fillim të muajit dhjetor, Kina ndaloi mbajtjen e rrobave Islame në publik në Urumqi, kryeqyteti i provincës së Xinjiang.
Ligji në rajonin me shumicë muslimane erdhi ndërsa Pekini ka intensifikuar fushatën e tij të ashtuquajtur kundër ekstremizmit fetar që fajëson për dhunën e kohëve të fundit.
Muslimanët ujgurë janë një minoritet turk-folës prej rreth tetë milionë banorë që jetojnë në rajonin veriperëndimor Xinjiang.
Xinjiangu, të cilin aktivistët e quajnë Turkestani Lindor, ka qenë autonom që nga viti 1955, por vazhdon të jetë objekt i goditjes masive të sigurisë nga autoritetet kineze.
Grupet e të drejtave akuzojnë autoritetet kineze për represionin fetar kundër muslimanëve Ujgur në Xinjiang në emër të kundër terrorizmit.
Në fillim të vitit 2014, Xinjiangu ndaloi ushtrimin e fesë në ndërtesa qeveritare, si dhe veshjen e fetare apo logot që lidhen me ekstremizmin fetar.
Majin e kaluar, shitoret e muslimanëve dhe restorantet në një fshat kinez, në Xinjiangun veriperëndimor, janë urdhëruar për të shitur cigare dhe alkool, përndryshe shitoret dhe restorantet do të mbyllen me dry!
Burimi: IQNA News