11.000 të huaj luftojnë kundër Sirisë
Një raport i ri thotë se deri në 11. 000 militantët nga mbi 70 vende janë bashkuar në luftën kundër Sirisë.
Sipas raportit nga Qendra
Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit ( ICSR ) të martën, më 17 dhjetor
2013, në mes 3.300 deri në 11.000 militantët kanë luftuar kundër qeverisë së kryetarit
të Sirisë Bashar al-Assad që nga fund i vitit
2011 deri më 10 dhjetor 2013.
Në raport thuhet:
Ne vlerësojmë se - nga fundi i vitit 2011 deri më 10 dhjetor 2013 - në mes 3. 300 deri në 11.000 individë kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë Assad.
Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit
( ICSR ), e cila bashkëpunon me pesë universiteteve të bazuara në Kolexhin
Mbretëror në Londër, ka thënë:
Këto shifra përfshijnë edhe këta që janë aktualisht të pranishëm në Siri, si dhe ata që janë kthyer nëpër shtëpia,
janë arrestuar apo janë vrarë.
Siria është kapluar nga trazirat
vdekjeprurëse që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe
aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po
mbështesin militantët që veprojnë brenda vendit .