Foto-Libri 'Arba'in' është botuar në tri gjuhë
Foto-Libri 'Arba'in' i cili përmban 154 fotografi nga udhëtimi i Ahmed Masxhid Xhamiut dhe i një grui të fotografëve dhe reporterëve në Vendet e Shenjta është botuar në tri gjuhë.
Foto-Libri 'Arba'in' i cili është një tregim pikturesk i Arba'in-it të vitit 2014 apo sipas Kalendarit të Hixhretit 1436, është botuar në tri gjuhë, në gjuhën perse, anglisht dhe arabisht, me një hyrje nga ana e Ahmed Mesxhid Xhami’ut, me rastin e ‘Ditës Sha’abanieh’ e cila shënon përvjetorin e lindjes së imamit të 12-të, Imam Mehdiut (a.s.).
Ky libër, i cili është një tregim vizual i një grupi të fotografëve dhe gazetarëve të mediave masive që udhëtuan me Ahmed Mesxhid Xhamiun në Vendet e Shenjta në Arba'in-in e vitit të kaluar.
Libri është botuar në 168 faqe nga Khaneh ye Farhang-e-Gouya Publications.
Ky libër paraqet 154 fotografi të fotografëve të lajmeve të cilët udhëtuan në Irak në Arba'in-in e fundit. Libri përbëhet nga katër pjesë, Kapitulli mbi Velajatin dhe Dashurinë, Qartësia e Shpirtit dhe Aroma e Zemrës, Në praninë e mikut , dhe Nëpërmjet të një dritare të vogël.
Këto fotografi u vlerësuan dhe përzgjedhen nga një juri e përbërë nga Muxhtaba Aka'i, Muhammed Khoshrou, Yunes Shekarkhah (PhD), Muhammed Farnoud, Abdullah Givian (PhD) dhe Hussein Namakdoust (PhD).
Burimi: IBNA