Nafta është shkak i agresionit saudit në Jemen
Rrjeti televiziv amerikan Sky News ka zbuluar se Jemeni ka pellgun më të madh burimor me naftë në botë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dh ish qeveria jemenase me qëllim e kanë fshehur këtë të vërtetë. Në të vërtetë Washingtoni me ish zyrtarët të qeverisë jemenase ka hyrë në aksion me qëllim të mos zbulohet ky mister i madh, gjegjësisht ekzistenca e pellgut më të madh të naftës në botë. Ky pellg i naftës është i vendosur në linjën e pellgjeve të naftës saudite dhe në një pjesë të Irakut Burimin të cilin Amerika me të gjitha forcat e saja e ka mbajt të fshehtë gjendet në vazhdim të burimeve të naftës saudite dhe irakiane. I njëjti burim thekson se burimi më i madh i naftës në botë i cili e ka vazhdimin e vet në hapësirën saudite Al-Xhuf në thellësi prej 1800 metra pikërisht gjendet në Jemen.
Në rast se Arabia Saudite ka 34% të rezervave të gjithëmbarshme të naftës, ndërsa zbulimi i këtij pellgu të naftës do të shkaktojë që pikërisht Jemeni i cili është i njohur si vend më i varfër arab, do të arrijë apo ndoshta edhe të tejkalojë sauditët në posedimin e rezervave të gjithëmbarshme të naftës. Në këtë aspekt, gazeta ditore libaneze Ed-Dijar shkruan: “Me sa duket shkaku i luftës në Jemen, të cilin e përkrahin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, është gjetja e burimeve të naftës. Ish qeveria jemenase ka synuar krahas kompanive të naftës nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjenden edhe kompanitë ruse, por ka ardhur gjer te mosmarrëveshja dhe është parandaluar zbulimi i këtij pellgu të madh të naftës në Jemen.
Informatat e jo konfirmuara tregojnë se Arabia Saudite ka propozuar që Jemenit të ja jep në vit nga 10 miliard dollar për zëvendësim të saj të eksploatimit pesëvjeçar të fushave të naftës të zbuluara në territorin e shtetit të Jemenit, por Jemeni nuk ka pranuar këtë ofertë të zyrtarëve saudit. Njashtu kompanitë amerikane dhe franceze kanë dhënë oferta shumë tërheqëse qeverisë jemenase, por problemi kryesor është se pellgjet e naftës të vendosura në rajonin El-Xhuf i Meareb të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite përpiqen ta kontrollojnë nëpërmjet të Al-Kaidës. Pikërisht për këtë, është e mundshme që në 20 vitet e ardhshme të vie gjer te konfliktet e mëdha për shkak të burimeve të zbuluara energjetike në Jemen, e poashtu edhe te konflikti në mes Moskës dhe Washingtonit për shkak të eksploatimit të fushave të naftës në Jemenin e përfshirë në luftë”.
Burimi: globalcir