Krimet e Arabisë Saudite më të këqija se ato të Izraeli
Një profesor në Universitetin e Teheranit tha se ka shumë ngjashmëri në mes pushtimit Saudit të Jemenit dhe krimeve të Izraelit të kryera kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Muhammed Marandi, në një intervistë me Press TV, theksoi se Sauditët kanë kryer krime edhe më të rënda se izraelitët.
Regjimi Saudit është përgjegjës për vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm dhe femrave në Jemen, ai tha, duke vënë në dukje se Arabia Saudite është duke përdorur al-Kaidën në luftën e saj kundër popullit të Jemenit dhe duke i ndaluar, refuzuar për t’i lejuar shtetet e tjera për t’i ndihmuar popullit të Jemenit me furnizime të ndryshme të tilla si ushqimore, shëndetësore dhe karburante.
Muhammed Marandi vazhdoi duke thënë se Mbretëria Saudite ka përdorur të ardhurat e naftës për të përhapur ideologjinë e neveritshme vehabiste në mënyrë që të promovojë ekstremizmin dhe terrorizmin në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Arabia Saudite e filloi agresionin e saj ushtarake kundër Jemenit më 26 mars 2015 pa asnjë mandat të OKB-së - në një përpjekje për të minuar lëvizjen Ansarullah të huthëve dhe për të rivendosur pushtetin ish-kryetarin e arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është një aleat ifortë e Rijadit .
Sipas statistikave të fundit të OKB-së, fushata ushtarake e Arabisë Saudite deri tani ka marrë jetën e më shumë se 1.400 njerëzve dhe plagosi afër 6.000 të tjerë, afërsisht gjysma e të cilëve janë civilë.
Burimi: IQNA News