Kine

Rusia dhe Kina në gjurmë të dokumenteve të Snowdenit

Agjentët e shërbimit sekret britanez janë detyruar të zhvendosen pasi që Rusia dhe Kina janë qasur informatave sekrete me të cilën është zbuluar mënyra se si veprojnë, ka deklaruar zyrtari i lartë nga qeveria britaneze. Sipas shkrimit të tabloidit britanez ”Sunday times”, Moska dhe Pekini kanë arrit të deshifrojnë dokumentet të cilët i ka marr me vete nëpunësi i Agjencionit amerikan për sigurinë nacionale(NSA) Edward Snowden.

Zyrtarët e lartë të qeverisë dhe shërbimeve sekrete kanë treguar për tablodin se agjentët janë detyruar të tërhiqen nga vendet armiqësore pasi që Rusia ishte në gjendje të deshifrojë më shumë se një milion dosje. Burimi nga qeveria ka thënë se ky vend posedon informatat për shkak të së cilës agjentët janë zhvendosur, por nuk ka fakte se dikujt i është ndodhur diç.

“Rusia dhe Kina kanë këto informata. Kjo do të thotë se agjentët kanë qenë të detyruar të tërhiqen dhe me këtë është ndërprerë grumbullimi i informatave të rëndësishme”, ka deklaruar për”Sunday Times” burimi në Dowing Street, në shërbim të kryeministrit David Cameronit.

Burimet tjera të qeverisë të cilin e citon tabloidi kanë konfirmuar se Kina ka njashtu qasje dokumenteve të cilët e zbulojnë teknikat e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për grumbullimin e të dhënave sekrete që shkakton ankthin se spiunët e tyre do të mund të identifikohen. Snowdeni ish konsulent i CIA-së dhe NSA-së, i cili tani jeton në Rusi, ka lëshuar SHBA-të në vitin 2013 pasi që mediave i ka publikuar spiunimet e mëdha të cilët me anë të internetit dhe bisedave telefonike i ka kryer NSA-ja. Snowdeni ka thënë se asnjë shërbim sekret nuk do të mund të deshifrojë dokumentet të cilët i ka marr me vete.

Por një burim i sigurisë ka thënë “Sunday Timesit”: “E dimë që Rusia dhe Kina kanë qasje në materialet e Snowdenit dhe se do të i hulumtojnë me vite në kërkim  të shënimeve të identifikimit të objektivave të mundshme”.

Burimi: globalcir