Kulturë

Konferenca në Hamburg hulumton domosdoshmërinë e paqes dhe të sigurisë sipas pikëpamjes Islame

Xhamia e Imam Aliut në Hamburg, Gjermani
Xhamia e Imam Aliut në Hamburg, Gjermani

Konferenca e 4 e Unionit Islamik Evropian të Dijetarëve dhe Teologëve Shiitë është është zhvilluar në qytetin gjerman të Hamburgut.

Më shumë se 150 dijetarë dhe mendimtarë nga vende të ndryshme të Evropës morrën pjesë në këtë ngjarje katër-ditore, e cila filloi ditën e shtunë, më  13 Qershor 2015.

Ky edicion i konferencës, i cili është organizuar nga Qendra Islamike e Hamburgut, hulumton  Nevojën e Globale të Paqes dhe Sigurisë sipas pikëpamjes Islame.

Në një mesazh gjatë ceremonisë së hapjes të konferencës,  dijetari,  Ajetullah Abdullah Xhevadi  Amoli  nënvizoi se Islami e çon shoqërinë drejt paqes dhe se njerëzit e devotshëm që morën drejtimin e shoqërisë gjatë  gjithë historinë  ecën në rrugën e paqes dhe sigurisë.

Ajetullah Abdullah Xhevadi  Amoli  tha sërish se veprimet e Tekfiristëve, Selefistëve dhe terroristëve të ISIL-it, që janë kundër paqes dhe sigurisë në rajon, nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin.

Autoriteti  i lartë fetar, Ajetullah Abdullah Xhevadi  Amoli  shpreson  se e tërë bota do të lëvizë në drejtim të paqes dhe sigurisë.