Kulturë

Eksploruesi i cili e hapi Arabinë për Perëndimin

Shkruan:  Said Al-Hotani

 

     

Ambasadori i Finlandes, Pekka Voutilainen kohët e fundit mbajti një ligjëratë mbi George Augusht Wallin, orientalist finlandez  dhe eksplorues i Gadishullit Arabik. 

Ligjërata u mbajtë në rezidencën e Ambasadorit, por ligjëratës i parapriu  një fjalim interesant nga historiani i Arabisë Saudite dhe anëtar i Kuvendit, Muhammed Al-Zulfa.

Shën John Philby (1885-1960), T.E. Lawrence (1888-1935), Gerald de Gaury (1897-1984), dhe George Augusht Wallin (1811-1852) janë disa nga studiuesit, hulumtuesit që ne duhet t’i përkujtojmë, tha Muhammed Al-Zulfa. Ambasadori tha se George Augusht Wallin  ka lindur në vitin 1811, dhe në vitin 1829, ai u regjistrua në Universitetin e Helsinkit për të studiuar gjuhët orientale, diplomohet dhe magjistron në vitin 1836.

Në  vitin 1839,  George Augusht Wallin  shkoi në Shën Petersburg (Rusi) ku u takua me Shejh Muhammed Sejjid Al-Tantavi, prej të cili e mësoi gjuhën arabe, historinë e arabe, historinë e Lindjes së Mesme  dhe kulturën Islame.   “George Augusht  Wallin bëri ekspeditën e tij të parë në Botën Arabe me ndihmën e një granti nga Universiteti i Helsinkit. Ai bëri udhëtimin e tij të parë në shkretëtirë në vitin 1845 dhe të dytin në vitin 1846. Ai udhëtoi nëpërmjet Taima-s dhe Tabuk-ut  dhe herën e tretë ai vizitoi Bagdadin dhe Persinë në udhëtimin e fundit në vitin 1847,” tha ambasadori.

George Augusht  Wallin është jo vetëm evropiani i parë që ka vizituar  El-Xhouf dhe Hail-in, por edhe dijetari i parë evropian që ka mbledhur poezi të beduinëve dhe ka bërë komente mbi dialektet e beduinëve.

George Augusht  Wallin vdiq në vitin 1852, ishte bërë një nga Arabologët  më të respektuar të kohës së tij. Emri i tij Arabisht Abdul Wali është gdhendur në gurin e varrit të tij në Helsinki.

Besohet se G. A. Wallin ishte bërë musliman në mënyrë që të vizitojë të dy qytetet më të shenjta, Mekën dhe Medinen. Është thënë se George Augusht  Wallin shkroi një herë se ai e gjeti kulturën evropiane shtypëse  dhe se ai nuk mund të përshtatë veten në Evropë.

Në librin e tij, Skena nga Veriu i Gadishullit Arab”, ai e përshkroi udhëtimin e tij në pjesën veriore të Mbretërisë Saudite. Ai vlerësoi lëvizjen reformiste të  Shejh  Muhammed bin Abdul Vehabit.

Aleanca e Shejh Muhamed bin Abdul Vehabit me  Governatorin e Dirijjah-s, Princin Muhammed bin Saud në vitin 1744 çoi në krijimin e shtetit të Arabisë që u zhvillua në më pak se dy shekuj në atë që sot është  i njohur me emrin Mbretëria e Arabisë Saudite.