Iraku

OKB-ja bën thirrje për ndihmë për 497 milion (dollarë) për Irakun

Kombet e Bashkuara nisën një kërkesë të enjten për një gjysmë miliard dollarë në ndihma ndërkombëtare për të ndihmuar krizën e përkeqësuar humanitare në Irak shkaktuar nga konflikti me të ashtuquajturin 'Shteti Islam i Irakut dhe Levant ,  grupi tekfirist (ISIL-i).

Lise Grande, koordinatore  humanitare e OKB-së për Irakun, nisi kërkesën  në Bruksel, dhe tha se Kombet e Bashkuara do të jenë të detyruara për të zvogëluar ose për të mbyllur më shumë se gjysmën e operacioneve të saj të ndihmës në Irak pa një injeksion të menjëhershëm të fondeve të reja.

Trupi Ndërkombëtar tha se kishte kërkuar nga donatorët për 497.000.000 $ (dollarë), për të paguar për strehim, ushqim dhe ujë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për 5.6 milionë njerëz të zhvendosur apo të prekur nga dhuna mes forcave qeveritare irakiane dhe ISIL-it

Kriza në Irak është një nga krizat më komplekse dhe më të paqëndrueshme në botë, tha Lise Grande në një deklaratë.

Një ulje të ndjeshme në përpjekjet e ndihmës humanitare për shkak të mungesës së fondeve do të ketë pasoja katastrofike, tha ajo.

Tre milion njerëz janë zhvendosur brenda Irakut që nga fillimi i vitit të kaluar.

Një ofensivë  e re e ISIL-it në Irakun perëndimore ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz gjatë muajit të kaluar.

Në një intervistë me Agjencinë Reuters në Erbil të hënën, Lise Grande ka parashikuar një verë të pakënaqësisë.

Ne e dimë se në dy muajt e ardhshëm situata humanitare vetëm se do të përkeqësohet.  Tani për tani problemi ynë më i madh është gjendja financiare.  Neve  parat po na mbarojnë , tha ajo.

Ndihmat emergjente të ofruara për njerëzit që largohen nga dhuna janë ulur dukshëm, racionet ushqimore janë ulur, gjithashtu, dhe 77 klinika shëndetësore janë në rrezik të mbylljes deri në fund të muajit  qershor, nëse nuk ka financim, tha Lisa  Grande.