İslamofobe

Shkatërrohen varret muslimane në Kopenhagë

Një varrezë muslimane në periferinë perëndimore të Kopenhagës, në Brøndby, është vandalizuar të premten në orët e vona, konfirmoi për mediet Policia e Kopenhages të shtunën.

Sipas zëdhënësit të policisë Kim Madsen, rreth 50 varre u vandalizuan dhe një numër i madh i gurëve të varreve u shkatërruan dhe janë shpërndarë nëpër tokë afër varrezave.

Ne nuk e konsiderojmë këtë si diçka që synon në bashkësisë muslimane, nuk ka asgjë për të dëshmuar këtë. Duket se dikush ka bërë shaka, shkoi atje dhe vetëm i shkatërrojë, tha zëdhënësi i policisë, Kim Madsen për gazetën Ekstra Bladet.

Policia e Kopenhagës tha se ata janë në kërkim të dëshmitarëve që mund t’i japin atyre më shumë informacion, por disa politikanë dyshojnë në reagimin e policisë.

Një varrezë muslimane  është vandalizuar, por policia nuk e sheh atë si të motivuar politikisht? Përse? Kështu shkroi në Twitter, Ozlem Cekic i  Partisë Socialiste Popullore.