Suudi Arabie

Gratë dyshuese në Arabinë Saudite i bllokojnë burrat të udhëtojnë vetem

Shumë gra saudite tani nuk po i lejojnë burrat e tyre të udhëtojnë jashtë vendit vetëm për shkak të asaj që ato e shohin që joshja mund t’i çonë në rrugë të gabuar.

Eksperti i turizmit, Halid Dughaim tha se gratë kanë njohuri në lidhje me udhëtimin jashtë shtetit. Shumë prej tyre kanë frikë nga tërheqjet, joshjet  dhe sinqeriteti i burrave të tyre që mund të hasin në disa vende, tha ai.

Këshilltarja e certifikuar e familjes,  Xhemila  Al-Harbi ka thënë se më shumë gra janë duke kundërshtuar  që bashkëshortët e tyre të udhëtojnë vetëm. Megjithatë, ajo tha se gratë duhet të kuptojnë nëse burrat e tyre kanë për të udhëtuar jashtë vendit për punë, dhe duhet t’ lejojnë burrat që të udhëtojnë  për çështje pune.

Kur një grua e shoqëron burrin e saj, pastaj fëmijët e tyre hjekin keq, shpesh janë vetëm. Megjithatë, gratë duhet të dallojnë, të kuptojnë,  nëse udhëtimi është vetëm për qëllime turistike. Atëherë ata kanë të drejtë për t'u bashkuar ose të kufizojnë këto udhëtime, tha ajo.

Mësuesja Amira Abdel Ilah tha se ajo e ka ndaluar burrin e saj për të udhëtuar vetëm. Kjo është diçka që çdo grua duhet të bëjë. Ne gratë kemi arsyet tona. Ka disa vende që ne nuk duam që burrat tanë madje as edhe të jenë afër, tha ajo për Agjencinë  Arab News.

Ajo tha se ajo njëherë e ka kërcënuar burrin dhe nuk e ka lejuar burrin për të udhëtuar jashtë shtetit vetëm.

Ai kishte filluar me i palue teshat, kurse unë largove nga shtëpia dhe qëndrova në shtëpinë e prindërve të mi dhe nuk pranova për të biseduar me të. Unë i thashë atij se unë do të kërkoi divorc, nëse ai larrgohet, kështu që ai mendoi dhe vendosi të mos udhëtoi. Ajo tha se burrat e martuar duhet të kujtojmë se ata nuk duhet t’i lënë familjet e tyre.

Punonjësja sociale, Hind El-Anzi tha se burrat duhet t’i përkushtojnë kohë  familjeve të tyre, sidomos gjatë festave. Burrat janë duke bërë një gabim të madh në qoftë se ata të udhëtojnë vetëm ose me miqtë e tyre, veçanërisht nëse ata kanë fëmijë adoleshentë. Ata do të dyshojnë  dhe të duan të dinë nëse babai i tyre është duke i lënë ata, tha ajo.

Ajo tha se disa njerëz duan të vazhdojnë të udhëtojnë në mënyrën se si  ishin bërë kur ishin beqarë, kjo e kërcënon, rrezikon prishjen e familjeve të   tyre. Unë besoj se burrat nuk duhet të udhëtojnë jashtë vendit pa gratë dhe fëmijët e tyre, sepse kjo do të thotë se ata ose nuk i dojnë ata, ose janë në kërkim për gjëra të tjera që nuk janë në dispozicion, kur ata janë me familjet e tyre, tha ajo.

Noura Sulaiman, një shtëpiake dhe nënë e katër fëmijëve, ka thënë se ajo ka marrëdhënie të mira me burrin e saj, por ka përjetuar tendosje në martesën e saj për shkak se ai ka zakon me udhëtuar jashtë vendit, me miqtë e tij. Tani unë me këmbëngulje kërkoi që të shkojmë bashkë, por pa i thënë  drejtpërdrejt kështu. Ajo tha se ajo përpiqet për të sabotuar çdo plan që ai  të mos udhëtoi  vetëm.

Burimi: Arab News