Kulturë

Në Dubai, 80-të hafizë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit

Edhe pakëz ditë kanë mbetur që të filloi muaji i shenjtë i Ramazanit, me këtë rast më shumë se 80-të hafizë të Kur'anit nga e gjithë bota të cilët që tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në edicionin e 19-të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë të Dubai.

Komisioni  organizativ, i kryesuar nga Ibrahim Bu Melha, tha se ata kanë ftuar më shumë se 120 vende për pjesëmarrje në Garar Kur’anore të njohura të cilat zhvillohen çdo vit në Ramazan. Më shumë garues pritet që të mbërrijnë së shpejti.

Dr. Muhammed Abdulrrahim, Shef i Njësisë së Kërkimeve dhe Studimeve , tha se ky sesion do të ketë gjashtë anëtarë të jurisë nga vende të ndryshme islamike. Programi kulturor i Kur’anor do të përvjellët nga 16 dijetarë,  burra dhe graë.    

Sipas kryetarit të Komisioni  Organizativ, Ibrahim Bu Melha Programi do të zhvillohet në tri vende të ndryshme: në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Dubait,  ( për burra dhe gra)  Shoqata e Rilindjes së Grave dhe Shoqata e Reformës  Sociale (e hapur për komunitetet e huaja).

Të gjitha kumtesat, ligjërat janë planifikuar të fillojnë në 10:15 çdo natë pas namazit të teravive.

Burimi: IQNA News