Gjermani

Gjermania bën thirrje për heqjen e bllokadës në Gaza

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje për heqjen e bllokadës tetë-vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Më shumë veprim për të rindërtuar dhe për të përmirësuar ekonominë e shkatërruar të Gazës kërkon hapjen e pikave të kalimit, tha Shtajnmajer gjatë një vizite të rrallë në Gaza, të hënën, raportoi Press TV.

Heqja e bllokadës, gjithashtu,  do të zvogëlojë rrezikun e përshkallëzimit të ri në rajon, vuri në dukje ai.

Situata e trazuar në Gaza kërkon prej nesh për të menduar për hapa konkret  për të përmirësuar jetën e përditshme atje - pa të cilat, unë jam i frikësuar, se situata do të keqësohet, shtoi ai. 

Gjatë udhëtimit të tij,  Frank-Walter Steinmeier vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarri izraelit në Gazën Lindore dhe ka përuruar një zgjerim në një shkollë të Kombeve të Bashkuara.

Gaza ka qenë e bllokuar nga Izraeli që nga viti 2007, një situatë që ka shkaktuar një rënie në standardin e jetesës, nivele të papara të papunësisë dhe varfëri të pamëshirshme. .

Palestinezët në Rripin e Gazës që janë 1.8 milionë banorë janë duke jetuar në atë që quhet burgu më i madh në botë në ajër të hapur, sepse Izraeli mban kontrollin e plotë të hapësirës ajrore, ujërore, si dhe pikat kufitare të tokësore- territoriale.

Afër 2.200 palestinezë, duke përfshirë 577 fëmijë, u vranë në  sulmet 50-ditore të Izraelit në verën e vitit të kaluar, 2014.   Mbi 11.100 të tjerë - duke përfshirë 3.374 fëmijë, 2.088 gra dhe 410 të moshuar - u plagosën gjithashtu. 

Izraeli e filloi luftën e tij të fundit në Rripin e Gazës në fillim të korrikut të vitit të kaluar. Ofensiva përfundoi më 26 gusht 2014 me një armëpushim që hyri në fuqi pas bisedimeve indirekte në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Burimi: IQNA News