UNESCO dënoi bombardimin e “perlës islame” në Jemen
“Ky shkatërrim veç se do të rëndojë situatën humanitare dhe unë e përsëris thirrjen dërguar të gjitha anëve të mbrojnë dhe të respektojnë trashëgiminë kulturore në Jemen”, ka porositur në komunikatën drejtoresha gjenerale e UNESCO-së Irina Bokova.” Jam e shqetësuar me humbjen e jetërave të njerëzve, por edhe dëmeve të shkaktuara në njërin nga perlat më të vjetra islame të kulturës urbane” ka shtuar Bokova. Në sulmin ajror të Arabisë Saudite janë vrarë së paku pesë njerëz dhe janë rrënuar tri shtëpi të vjetra në pjesën e vjetër të Sanës e cila gjendet në listën e UNESCO-së të trashëgimisë kulturore botërore. Aeroplanët sipas gjitha gjasave me projektile kanë sulmuar një shtëpi duke supozuar se aty gjendet njëri nga komandantët e rëndësishëm të kryengritësve, kanë thënë dëshmitar. Për fat të mire projektilët nuk kanë eksploduar, por rrënja e tyre ka shkaktuar rrënimin e tri shtëpive dhe ka shkaktuar plasaritje të mureve në shtëpitë tjera të cilat janë të lidhur mes vete ngushtë, gjë që ka shkaktuar që pjesët e mëdha të shtëpive të vjetra të jenë të kërcënuara nga rrënimi. Banorët kanë rrëfyer se ky është sulmi i pare i bombardimit në qytetin e vjetër të Sanës nga fillimi i sulmeve ajrore në Jemen në fund të marsit. Raketa ka rënë në pjesën e qytetit i cili quhet Kasimi, në të cilin gjenden shtëpitë e vjetra të cilët janë të ndërtuara para 11 shekujsh.”Unë jam shokuar me pamjet e shtëpive të rrënuara të mrekullueshme me trashëgimi të duhura” ka thënë Bokova. Qyteti i vjetër në Sana është ndërtuar në një luginë mes maleve, është i banuar më shumë se 2500 vjet dhe ishte një nga qendrat kryesore të propagimit islam me më shumë se 100 xhamia, 14 hamame(banjë publike) dhe më shumë se 6000 shtëpi të ndërtuara para 11 shekuj. Ai është vendosur në listën e UNESCO-së të trashëgimisë botërore në vitin 1986.”Vlera dhe kujtimet historike, të gdhendur në këto objekte kulturore, janë rrënuar apo dëmtuar me të madhe”, ka theksuar Bokova.
Para tre ditësh është dëmtuar rëndë pjesa historike Al-Ovdri afër mureve të qytetit të vjetër të Sanës. Bombardimet kanë nis ne 26 mars. Pas kësaj edhe sulmet tokësore, gjer sot janë vrarë 1.037 civilë dhe janë shpërngulur më shumë se 1 milion njerëz, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.