Liban

Përçarja shi’ite sunite në interes të Izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Gebran Bassil
Ministri i Jashtëm i Libanit, Gebran Bassil

Ministri i Jashtëm i Libanit, Gebran Bassil tha se regjimi sionist i Izraelit është ai që përfiton më shumë nga mosmarrëveshjet dhe konflikte mes muslimanëve shiitë dhe sunitë.

Gebran Bassil theksoi nevojën për unitet mes muslimanëve dhe tha se njerëzit në vendet e rajonit duhet të jetë vigjilent kundër komploteve që  kanë për qëllim përhapjen e përçarjes muslimane, raportoi faqja al-Nushra website.

Ai më tej tha se të dy palët, muslimanët shiitë dhe sunitë sa i përket luftës kundër terrorizmit nuk kanë mendime të ndryshme në mesin e tyre për nevojën për luftimin e terroristëve. 

Gebran Bassil gjithashtu iu referua masave të ushtrisë libaneze kundër terroristëve Tekfiristë, duke thënë se të gjithë në ushtri, që janë pasuesit e të gjitha feve dhe sekteve, duke përfshirë muslimanë sunitë, shiitë, druzë, kristianë etj. janë të përfshirë në luftën kundër terrorizmit.

Terroristët tekfiristë të ISIL-it  po operojnë në kufirin libanez-sirian në muajt e fundit.

Lëvizja e Rezistencës Hezbollah dhe ushtriae Libanit i kanë dhënë goditje  të rënda grupit tekfirist, i cili po kryen krime të tmerrshme në Irak dhe Siri.

Burimi: IQNA News