Liban

Nasrallah: Rijadi nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij në Jemen

Sejjid Hasan Nasrallah
Sejjid Hasan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistenceë Libaneze Hezbullah, Sejjid Hasan Nasrallah, tha se Arabia Saudite nuk ka arritur asnjë prej objektivave të saj në Jemen.

Udhëheqësi i Hezbullahut tha se Arabia Saudite nuk dëshiron që askush ta  kritikon për agresionin ushtarak kundër shtetit fqinj të varfër, Jemenit.

Ai tha se qëndrimi i Hezbullahut, që nga dita e parë e sulmeve ushtarake nga Arabia Saudite  kundër Jemenit, e ka dënuar sulmin ushtarak.

Asnjë nga qëllimet e deklaruara nga Arabia Saudite në agresion ushtarak kundër Jemenit, nuk  është arritur, tha Nasrallah.

Po, ata vranë, ata shkatërruan, bandat kriminale mund ta bëjnë këtë; përveç kësaj, asnjë nga qëllimet e deklaruara është arritur, tha ai.

Arabia Saudite duhet t’i jep fund agresionit  dhe bllokadës kundër Jemenit, tha udhëheqësi i Hezbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah.

Nasrallah paralajmëroi mëtej regjimin sionist për sulmet e mundshme ushtarake kundër Libanit.

Regjimi i Izraelit nuk duhet të mendojë se Hezbullahu është i preokupuar me operacionet në Siri kundër grupeve terroriste, duke thënë se një përgjigje e fortë e pret Izraelin nëse ai e sulmon Libanin.

Udhëheqësi i Hezbullahut tha se përkundër të gjithë asaj propaganda  kundër grupit të rezistencës, ai ka korrur  shumë sukses, ka arritur shumë në rajon Kalamoun në kufirin Libanezo-Sirian.  

Ai tha se luftëtarët e Hezbullahut kanë çliruar shumë zona nga militantët tekfirist të Frontit Al-Nusra në rajonin kufitar, raportoi Press TV.

Luftëtarët e Hezbullahut dhe ushtria siriane tani kanë  përparësi në Kalamoun, tha Nasrallah.

Ai tha se beteja në periferi të qytetit  Arsal do të vazhdojë, por theksoi se luftëtarët e Hezbullahut nuk kanë në plan për të hyrë në qytet, sepse çlirimi i qytetit është përgjegjësi e ushtrisë libaneze.

Për grupin terrorist tekfirist ISIL, lideri i Hezbullah tha se grupi është  formuar fillimisht në Irak, dhe më vonë u përhap në Siri.

Sejjid Hasan Nasrallah tha se grupi ISIL rrjedhë nga grupi terrorist i  al-Kaidës, të cilin e kanë krijuar Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe agjencitë e zbulimit të Pakistanit.

Burimi: IQNA News