Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Shtatë Parimet e Shkollës së Mendimit të Imam Humejnit

Shkolla e mendimit shiit nuk është një bashkësi muslimanësh, të cilët janë kanë mbetur të lidhur pas epërsive të arritura në të shkuarën.

 

“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

 

Gjatë fjalimit të mbajtur, me rastin e përvjetorit të shtegtimit nga kjo botë, e të ndjerit Imam Humejni, Udhëheqësi Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu: “Lërmëni që t’iu them se besimi i cili bart spirancën shpëtuese, për të tërhequr botën e mbushur me padrejtësi dhe shtypje, në bregdetin e drejtësisë, gjendet në të tria fetë monoteiste që rrjedhin nga Ibrahimi (a.s.)”.

 

Më pas Imam Hamenei vijoi: “Ne të tërë e dimë shumë mirë se cili është emri dhe cilësitë e këtij shpëtuesi, sepse na i ka sqaruar feja islame. Ky njeri i madh, ky shpëtues i madh e ka emrin “Mehdi” (Udhëzuesi) në të tëra shkollat e mendimit islam. Ne nuk mund të hasim në asnjë shkollë e mendimit islam, e cila mohon ardhjen e Imam Mehdiut, përkundrazi ne të tërë e dimë shumë mirë emrin dhe identittein e tij”.

 

Imam Hamenei citoi: “Shkolla shiite i ka sqaruar shumë bukur, cilësitë e besimit nëImam Mehdiun (a.s.). Ky i fundit është i biri i Imam Hasan Askeriut, i cili është imami i njëmbëdhjetë i imamëve të Ehli Bejtit. (Farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.)). Historianët dhe apologjetët muslimanëpasi e kanë gjetur, e kanë përmendur në veprat e tyre, në mënyrë të saktë datën e lindjes së Imam Mehdiut (a.s.). Ndonëse disa dijetarë muslimanë të shkollave të ndryshme të mendimit islam, nuk e kanë sqaruar ashtu siç duhet, shkolla shiite e ka sqaruar atë në mënyrën më të bukur”.

 

Imam Hamenei tha: “Disa njerëz çuditen dhe vazhdimisht shtrojnë pyetjen se, si ka mundësi që një qënie njerëzore të jetojë kaq gjatë?!Zakonisht kjo pyetje shtrohet nga ana e kundërshtarëve dhe mohuesve, të ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Por përgjigja më e bukur për këtë pyetje, vjen nga Kur’ani Famëlartë, i cili u përgjigjet duke dhënë si shembull, historinë e të dërguarit të Allahut (xh.sh.) Nuhut (a.s.). Ky i fundit u bëri thirrje popullit të tij, që t’i besonte Allahut (xh.xh.) për 950 vite me radhë, pra vetë Nuhu (a.s.) jetoi më shumë se 950 vite. Ky argument i cili vjen nga Kur’ani Famëlartë, mjafton për t’ua kyçur gojët njëherë e mirë kundërshtarëve dhe mohuesve, të ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)”.

 

Pastaj Imam Hamenei shtoi: “Në shkollën e mendimit shiit, besimi në ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.) është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe shpresëdhënëse të besimit shiit. Si rrjedhojë pohojmë se shkolla e mendimit shiit, nuk është një bashkësi muslimanësh, të cilët janë kanë mbetur të lidhur pas epërsive të arritura në të shkuarën. Përkundrazi kjo shkollë, është një bashkësi muslimanësh përparimtarë, të cilët janë të prirur që të sundojnë edhe në të ardhmen. Një besimtar musliman, i cili beson në ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.) edhe nëse gjendet në kushtet më të vështira të jetës së tij, nuk ndihet kurrë i pezmatuar. Ai bën durim sepse e di shumë mirë se, pas errësiravë të padrejtësisë, me të vërtetëdo të lindë dielli i Imam Mehdiut (a.s.).

 

Më tej ai vijoi: “Dje ishte përvjetori i asaj qënie njerëzore të dashur i Imam Humejnit, për këtë arsye ju përgëzoj vëllezër dhe motra të nderuara besimtare”.

 

Udhëheqësi Islam Iranian shprehu: “Besimi në ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.) nuk mund të kufizohet vetëm me ardhjen e tij në një shoqëri njerëzore, sepse ardhja e tij në vetvete bart një mesazh botëror”.

 

Imam Hamenei pohoi: “Besimi në ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.) është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe shpresëdhënëse të besimit shiit, sepse gjatë historisë njerëzore ishte, është dhe do të jetë zanafilla e shumë shoqërive dhe besimeve fetare. Në dashtë Allahu (s.u.t.) dot’u vijë fundi sa më shpejt pritjeve tona të zgjatura dhe një ditë sytë tanë,do të zgjohen me lindjen e diellit të Imam Mehdiut (a.s.)”.

 

Imam Hamenei tha: “Në ditën e sotme dua t’iu citoj disa fjali, mbi çështjen e “tahrifit” (fallsifikimit)”.

 

Më pas Imam Hamenei citoi: “Vallë a është i vlefshëm, termi i fallsifikimit edhe për qëniet njerëzore ashtu siç është i vlefshëm për tekstet e shkruara fetare?! Kur themi qëniet njerëzore, nënkuptojmë mungesën e njohurive mbi cilësitë themelore të një qënieje njerëzore, ose keqkuptimin mbi cilësitë themelore të tij, ose fshehjen e së vërtetës mbi këto cilësi në mënyrë të vetëdijshme. Të tëra këto dukuri, kanë të bëjnë me fallsifikimin e cilësive themelore të një qënieje njerëzore. Duke u mbështetur në sqarimet e lartpërmendura të Imam Hameneit, në lidhje me një qënie njerëzore të dashur siç është Imam Humejni, do të na ndriçojnë udhën tonë dhe atë të brezavepasardhës të popullit iranian. Megjithatë duhet të tregohemi të kujdesshëm, duke mos lejuar që tëkryhet ndonjë fallsifikim i sqarimeve të lartpërmendura, të Imamit tonë të dashur”.

 

Më pas Imam Hamenei vijoi: “Portretizimi i Imam Humejnit duke e kufizuar atë, vetëm si një personalitet të nderuar historik, do të ishte një portretizim i gabuar. Disa njerëz orvaten, që ta portretizojnë personalitetin e Imam Humejnit, si një qënie e gjallë këmbëngulëse njerëzore, për aq kohë sa jetoi në këtë botë. Më pas të njëjtët njerëz e portretizojnëatë, si një qënie njerëzore askete. Madej ata shkojnë më tej duke thënë se, është mëse i mjaftueshëm fakti se, ai ështëdhe do të mbetet një qënie njerëzoree respektuar. Ndërsa në kundërpërgjigjemi duke thënë se, kjo është një paraqitje dhe një qasje tërësisht e gabuar”.

 

Imam Hamenei shtoi: “Imam Humejni hodhi themelet intelektuale, politike dhe shoqërore të një shkolle tëre tëmendimit shiit. Populli fisnik dhe trim iranian i përvetësoi dhe i pranoi rrymate tij intelektuale. Si rrjedhojëpohojmë se, vazhdimi i këtyre rrymave intelektualeështë i lidhur ngushtë me njohjen dhe paraqitjen e drejtë të tyre. Kjo çështje nuk ështëe kufizuar vetëm,me njohjen dhe paraqitjen ose me anullimin e disa vendimeve të marra, në një hark kohor ose në një vend të përcaktuar. Thelbi i çështjes këtu është njohja dhe më pas paraqitja e drejtë e strukturës së themeleve, të revolucionit intelektual të udhëhequr nga i ndjeri Imam Humejni”.

 

Pastaj Imam Hamenei shprehu: “Me të vërtetë Imam Humejni është një jurist i madh, një filozof i pashoq dhe një dijetar i zgjedhur musliman. Por duhet të sqarojmë faktin se, personaliteti i Imam Humejnit nuk ishte i kufizuar vetëm me këto cilësi të larta. Përkundrazi Imam Humejni, është ajo qënie njerëzore, e cila kishte arritur në nivelin më të lartë të besimit islam, sepse kishte kuptuar dhe zbatuar me përpikmëri ajetin kuranor 190, të Sures Bekare ku thuhet: “Luftoni në udhën e Allahut kundër atyre që iu luftojnë me drëjtësi dhe pa e tepruar. Me të vërtetë Allahu, nuk i do ata që e teprojnë”.

 

Më pas Imam Hamenei tha: “Pajisja me një dije të thellë e Imam Humejnit, mundësonte që ai të zbriste në fushëbëtëja duke korrur suksese të mëdha. Ai vijoi luftën e tij deri në frymën e fundit të jetës së tij. Imam Humejni u bë një figurë e dashur, jo vetëm në Republikën Islame Iraniane, por në mbarë botën. Miliona qënie njerëzore, nisën të ndiqnin shembullin e tij, duke nisur kështu rizgjime dhe kryengritje të shumta kundër shtypësve dhe dhunuesve të atyre shteteve. Kjo lëvizje, e cila kishte si pararojë Imam Humejnin, u bënjë nga ngjarjet mëtëpashoqe në tërë tërë rruzulln tokësor. Falë Imam Humejnit shteti dhe populli bujar dhe i nderuar iranian, arriti qëtë ngrihej në nivelin e respektit dhe dinjitet, duke ngritur kokën kështu nga një popull i nëpërkëmbur dhe i përbuzur që ishte. Ishte pikërisht Imam Humejni, ai i cili dëboi jashtë Iranit, familjen mbretërore të Shahut, e cila kishte vite që e drejtonte Iranin me despotizëm, tirani dhe shtypje”.

 

Imam Hamenei vijoi: “Imam Humejni, ishte ajo qënie njerëzore, e cila ndreqi regjimin e gabuar shekullor politik, të udhëheqjes iraniane nga duart e qeveritarëve të prishur, politikanëve të korruptuar, udhëheqësve despotë, të cilët nëpërmjet dhunës së shpatës dhe shtypjes,detyronin popullin iranian që t’i bindej verbërisht pushtetit të tyre. Ishte Imami ynë i dashur, ai që i çeli sytë popullit fisnik dhe trim iranian, të cilit ua kishin mbyllur rrënjët e këqija të mbretërisë shtypëse të Shahut, e cila e trashëgonte pushtetin e saj, nga njëri brez tek tjetri pasardhësve të tyre. Këta pushtetarë të pangopur dhe të paditur me politikat e tyre të kota dhe të gabuara, drejtuan shtetin dhe popullin iranian për shekuj me radhë. Veprae parë madhështore e kryer nga Imam Humejni, ishte pikërisht ndreqja e këtyre gabimeve trashanike shekullore, duke ua shkulur nga rrënjët e këqia, nga duart spektrin e pushtetit sovran këtyre mbretërve dhe duke ua dorëzuar atë popullit iranian”.

 

Më pas Imam Hamenei citoi: “Vepra e dytë madhështore e kryer nga Imam Humejni, ishte krijimi i Republikës Islame Iraniane, e cila në vetveteështë një vepër e pashoqe në të tërë historinë islame. Duke u nisur nga këto fakte themi me bindje të plotë se, Imam Humejni ishte ai, i cili zbatoi me përpikmëri ajetin kuranor 190, të Sures Bekare ku thuhet: “Luftoni në udhën e Allahut kundër atyre që iu luftojnë me drëjtësi dhe pa e tepruar. Me të vërtetë Allahu, nuk i do ata që e teprojnë”.

 

Pastaj Imam Hamenei tha: “Me të vërtetë lufta e shenjtë e Imam Humejnit,nuk ishte e kufizuar vetëm në këndvështrimin politik, intelektual dhe shoqëror, sepse Imami ynë i ndjerë për sa kohë që ishte në këtë botë, luftoi shumë kundër vetes së tij dhe epsheve të të tij të thella. Ai ishte gjithmonë i lidhur me Allahun (a.u.xh.). Imam Humejni ishte gjithmonëi lidhur me parimet dhe vlerat më të larta islame. Jeta e tij fetare, duhet t’u shërbejë si një pikë orientimi dhe një mësim i mirë për mbarë bashkësinë muslimane. Imami ynë i dashur kishte përvetësuar filozofinë islame të lutjes, thjeshtësisë, përulësisë dhe përkushtueshmërisë. Imam Humejni ishte ajo qënie njerëzore, e cila për të mos humbur vlerat e larta të pasurisë shpirtërore, qante në orët e para të mëngjesit, duke iu lutur dhe përgjëruar i lotuar Allahut (xh.sh.).”.

 

Imam Hamenei pohoi: “Parimi i parë i shkollës së mendimit të Imam Humejnit, është lufta kundër diktatorëve dhe tiranëve. Përmbajtja e mendimit të shkollës së themeluar nga Imam Humejni ishte, është dhe do të jetë gjithmonëaktuale dhe nuk është një përmbajtje e cila ka mbetur e lidhur në të shkuarën. Kjo është arsyeja kryesore, që parimet e vlerat dhe rrymat e tij intelektuale, u pranuan nga shumë muslimanë dhe jo muslimanë në mbarë globin”.

 

Imam Hamenei vijoi: “Një nga clësitë e revolucionit intelektual të Imam Humejnit, nuk ishte vetëm krijimi i teorive por edhe zbatimi i tyre, në dallim nga ajo që bëjnë disa intelektualë. Mendimet, parimet dhe rrymat intelektualetë Imam Humejnit ishin të gjalla, nxitëse dhe vinin gjithmonë në lëvizje popullin bujar iranian”.

 

Në fund, Imam Hamenei e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Një herë e një kohë populli iranian, ishte një popull i shtypur, i poshtëruar, i varfër dhe i varur nga të tjerët. Ndërsa pas ardhjes në pushtet, të Imamit tonë të dashur dhe të ndjerë Imam Humejnit, na u çelën sytë dhe u shndërruam në një popull me prirje, ambicioz, luftarak, të nderuar dhe të respektuar në arenën botërore. Populli fisnik iranian i ditëve të sotme, është shndërruar në një popull optimist dhe shpresëdhënës, i cili e di shumë mirë se cilët janë synimet e tij në të ardhmen dhe punon më të vërtetë shumë për t’i realizuar ato”.

Burimi: Rast Haber