Kulturë

Teherani tubon hafizët e Kur'anit

Më shumë se 300 hafizë të Kur'anit nga Teherani dhe krahina e Alborz-it  do të tubohen në kryeqytetin e Iranit, në Teheran,  të martën.

Tubimi do të mbahet nga Organizata Dar-ul-Kur'an dhe nga Departamenti për Zhvillim Islamik të provincës së Teheranit.

Një numër i mjeshtrërve të lartë iranian të Kur'anit, duke përfshirë Abbas Salimi, Karim Dolati dhe Muhammed Mehdi Bahrul-Olum do të mbajnë fjalime  për çështje të tilla si Aspektet e Etike të Aktiviteteve Kur'anore, Studimet Kur’anore , Çështje të Specializuara në Lidhje me Mësimin e Kur’anit të Shenjtë Përmendësh.

Programi synon inkurajimin e hafizëve të Kur'anit të këtyre krahinave për të zhvilluar fushëveprimin dhe nivelin e aftësive të tyre dhe të aktiviteteve Kur'anore, njoftoi Agjencia e Lajmeve Fars.

Janë bërë përpjekje të rëndësishme në Republikën Islamike të Iranit në vitet e fundit për të promovuar mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik.

Një iniciativë e titulluar Plani Kombëtar për Mësimin Përmendësh të Kur'anit është duke u zhvilluar në pjesë të ndryshme të vendit gjatë viteve të fundit që ka për qëllim për të lehtësuar mësimin e Kur'anit përmendësh për ata që janë të interesuar.