Kulturë

Vullnetarët e restaurojnë Xhamin e Imam Aliut në Al-Kadih

Një ekip i vullnetarëve në Al Kadih të Arabisë Saudite  ka përfunduar restaurimin e Xhamisë së Ali bin Ebi Talibit  dhe operacionet e rinovimit të Xhamisë filluan katër ditë pas sulmit terrorist.

Në ditën e dytë pas sulmit terrorist, vullnetarët filluan të pastrojnë të gjitha gjurmat e gjakut nga qilimat, rregulluan instalimin elektrik, tani e pajisen edhe me kondicionierë..

Rreth 100 vullnetarë kanë qenë të përfshirë në restaurimin e Xhamisë së Imam Aliut.

Ahmad Al-Alavi, një nga vullnetarët, tha se puna vullnetare për  restaurimin e xhamisë  është bërë në një kohë shumë të shkurtër, e pa pritshme, befasuese!

“Vullnetarët vinin me vrap në xhami, pasi u njoftua restaurimi i saj, tha ai.”

Ai tha se vullnetarët kryen pastrimin, restaurimin në koordinim me personelin e Mbrojtjes Civile.

Më shumë se 500 besimtarë, namazli,  e mbushën xhaminë  të marten në namazin e akshamit,” tha ai. 

Burimi: Arab News