Rusia

NATO-ja nuk do konflikt me Rusinë

Sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenber ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike nuk do konflikt me Rusinë, por dëshiron të vendos marrëdhënie konstruktive me Moskën.
“Në të vërtetë ne duam bashkëpunim konstruktiv”, ka thënë Stoltenberg të premten agjensionit Tass. Stoltenberg ka shtuar se”megjithatë bashkëpunimi duhet të ndërtohet në besim dhe në faktin se Rusia duhet të respektojë kufijtë e fqinjëve të vet”. Sekretari gjeneral i NATO-së të enjten ka porositur se Rusia nuk paraqet kërcënim direkt për vendet anëtare të NATO-së. Ai gjatë vizitës vendlindjes së vet në Norvegji, ka theksuar se Rusia është e gatshme të përdor fuqinë për të ndryshuar kufijtë në Evropë, dhe si shembull e ka cek Krimenë, Ukrainën Lindore dhe Gjeorgjinë.
“Tani shohim paparashikueshmërin më të madhe dhe josiguritetin më të madh, më shumë trazira.. Por besoj se nuk ka kurrfarë kërcënime direkte nga Lindja kundër cilit do shteti të NATO-së”, ka thënë ai në radion shtetërore të NRK-së. Stoltenebergu, ish kryeministri norvegjez, ka shpreh shpresën se marrëdhëniet në mes NATO-së dhe Rusisë do të mund të përmirësohen.”Qëllimi ynë është edhe më tutje bashkëpunimi me Rusinë.. Kjo është në interes të NATO-së dhe në interes të Rusisë”, ka përfunduar sekretari gjeneral i NATO-së.
NATO-ja disa here e ka kritikuar Moskën për shkak të përzierjes së saj në konfliktin ukrainas dhe kërkon nga ajo që në tërësi të përkrah marrëveshjen për armëpushimin, gjersa Rusia mohon se aktivistët prorus në Lindje të Ukrainës i furnizon me ushtarë apo armë.
Konflikti ukrainas veçanërisht i ka shqetësuar Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, ish shtetet përbërëse të ish Bashkimit Sovjetik të cilët janë kyçur Aleancës Veriatlantike të NATO-së.

Burimi: Al Jazeera