Jemeni

Imami sunni i Jemenit: Jemenasit kurrë nuk t’i harrojmë krimet e regjimit saudit

Një udhëheqës, imam i shquar sunni i Jemenit, kritikoj fushatën ushtarake  vdekjeprurëse të Arabisë Saudite kundër vendit të tij, Jemenit, duke thënë se jemenasit kurrë nuk do t’i harrojnë  krimet e tilla.

Populli i Jemenit kurrë nuk do të përkulet para agresorëve në asnjë rrethanë, tha Sahl bin Ibrahim Akil, një imam i shquar sunni në provincën jugperëndimore të Ta'izz-it, kështu tha të enjten, duke shtuar se populli në vendin e tij kurrë nuk do t’i harron krimet barbare të regjimit Saudit.

Ai theksoi mbështetjen e popullit të Jemenit për kryengritjen popullore në Jemen, duke thënë se lëvizja Ansarullah ka fituar mbështetjen e popullit, pasi ai u ngrit kundër zyrtarëve të korruptuar të qeverisë së mëparshme që përkrahej nga regjimi Saudit.

Autoriteti i lartë fetar, imami sunni, Sahl bin Ibrahim Akil, shtoi se armiqtë pasi shkatërruan shtetin arab duke nxitur ndjenjat sektare në vend, duke paralajmëruar se zhvillimet në Jemen janë pjesë e komplotit për të coptuar  vendin në pjesë më të vogla.

Ai gjithashtu preku aktivitetet terroriste të kryera nga grupi militant i al-Kaidës në Jemen, duke thënë se njerëzit kurrë nuk do t’i lejojnë terroristët Tekfiristë të vijnë në pushtet në shtetin e Gadishullin Arabik.

Rijadi e filloi agresionin ushtarak kundër Jemenit  më 26 mars 2015  - pa një mandat të OKB-së - në një përpjekje për të minuar lëvizjen Houthi Ansarullah, e cila aktualisht kontrollon kryeqytetin, Sana'a, dhe krahinat e tjera të mëdha, dhe gjithashtu për të rivendosur pushtetin për të arratisurin, ish presidentin e Jemenit, Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është një aleat i besnik i Rijadit.

Kombet e Bashkuara thonë se, që nga 19 marsi, 2015, mbi 1,800 njerëz janë vrarë dhe 7.330 janë plagosur për shkak të konfliktit në Jemen.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IRNA