Garat Kur’anore për nxënësit hafizë në Tanzani
Nxënës të shkollave Kur'anore në Dar-es-Salaam, Tanzani, morën pjesë në një garë për mësimin përmendësh të Kur'anit të organizuar nga Xhamia Al-Huda e qytetit.
Sipas faqes të internetit të Organizates për Marrëdhënie dhe Kulturë Islamike, garat u mbajtën nga Qendra Kulturore e Iranit në Tanzani, në bashkëpunim me Shkollën Kur’anore Al-Istikamah.
Vajzat e Shkollës Fillore dhe djemt nga Shkollat Kur’anore Al-Manahil, Al-Istikamah dhe Al-Rizvan konkuruan për mësimin përmendësh të tërë Kur'anit.
Në Garat Kur'anore morrën pjesë më shumë se 100 garues-pjesëmarrës nën mbikëqyrjen e ekspertëve të shkollave të Kur'anit.
Fituesit e Garave Kur’anore u shpërblyen nga Qendra Kulturore Iraniane në një ceremoni.
Duke iu drejtuar në këtë ceremoni, Ali Bakiri, atashe kulturor iranian në Tanzani theksoi rëndësinë e leximit dhe mësimit përmendësh të Kur'anit të Shenjtë dhe vuri në dukje se Libri Hyjnor, Kur’ani, është boshti i unitetit në Botën Muslimane.
Ai gjithashtu bëri referenca për disa nga arritjet e iranianëve në fusha të ndryshme Kur'anore dhe elaboroi rreth metodave të zgjedhjes së kunduesve të dhe hafizëve të Kur’anit nga Tanzania për të përfaqësuar vendin e tyre në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Iran.
Zyrtari iranian tha se qendra do të organizojë Gara Kur’anore Rajonale në Tanzani gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe fituesit do të shkojnë në Iran.
Burimi: IQNA News