Mijëra muslimanë amerikanë mblidhen për Kuvendin Vjetor
Mijëra muslimanë nga e gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mblodhën të shtunën në Kuvendin Vjetor të Rrethit Islam të Amerikës Veriore në Baltimore.
Kjo ngjarje shënon 40-të vjetorin e Kuvendit Vjetor, i cili këtë vit mblidhet në nderim të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.), ku afër 140 dijetarë nga gjithë bota do të flasin, ligjërojnë për të siguruar një kuptim më të mirë për Pejgamberin e Shenjtë, Muhammedin (a.s.).
Kur njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përmendin emrin e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.), , ata në fakt nuk di shumë rreth tij, tha Vakas Said, zëvendës sekretar i përgjithshëm Kuvendit Vjetor të Rrethit Islam të Amerikës Veriore (ICNA) për Agjencinë Anadolu.
Kur muslimanët bëjnë diçka të keqe, njerëzit fajësojnë Pejgamberin, Muhammedin (a.s.) dhe mendimet e tij, shtoi ai, duke fajësuar diskursin e krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas zyrtarëve, rreth 30.000 pjesëmarrës janë regjistruar për të marrë pjesë në Kuvendin Vjetor tre-ditorë.
Kuvendi Vjetor i Rrethit Islam të Amerikës Veriore (ICNA) është një nga tubimet më të mëdha të muslimanëve amerikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi: videonews.us