Iraku

ISIS-i dogji rafinerinë më të madhe irakiane

Ushtarët e  “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë”, kanë djeg rafinerinë e naftës në Beiji të Irakut. Rafineria gjendet në rrugën në mes qytetit Mosul dhe kryeqytetit irakian Bagdad. Forcat irakiane të sigurisë kanë avancuar drejt këtij qyteti. Rafineria më e madhe irakiane aktualisht është nën kontrollin e ISIS-it. Ky grup e ka djegur disa pjesë të saj në përpjekje që të ndal përparimin e ushtrisë irakiane. ISIS-i ka shpërthyer më së paku nëntë autobomba dhe në këto sulme ka vrarë me dhjetëra ushtarë irakian dhe pjesëtar të milicisë shiite. Forcat irakiane të sigurisë thonë se djegija i ngadalëson përpjekjet e tyre që ta rikthejnë prapë rafinerinë e naftës.

“Jemi vetëm dy kilometra larg nga rrethi i rafinerisë. Fjala është për hapësirën e hapur. ISIS-i ka minuar istikamet, barakat dhe rrugët. Shpresojmë që trupat tona do të mund të kapërcejnë këto pengesa me sukses. Armiku është i dëshpëruar. Kanë humbur shumë njerëz dhe armatim dhe tani me metoda tjera i ngadalësojnë përparimin tonë”, ka thënë koloneli i forcave speciale të ushtrisë irakiane Maan al Saeedi. Për rafinerinë e naftës në Beiji në gjashtë muajt e fundit zhvillohen luftimet të ashpra. Edhe ushtria irakiane edhe ISIS-i disa herë kanë theksuar se e kontrollojnë rafinerinë më të madhe irakiane të naftës.

“Rafineria e naftës sjell shumë para atij i cili e kontrollon, ashtu që nuk është bash e qartë pse ISIS-i do të digjte. Nga ana tjetër ISIS-i edhe më parë e ka përdorur taktikën  ngjashme, posaçërisht pas sulmit me autobomba gjatë pushtimit të Ramadit para 10 ditësh. Kjo do të ishte edhe përpjekja e tyre  që edhe nga këtu të largojnë ushtrinë irakiane”.