Trragjedia e Kumanovës si një justifikim lufte Ballkanike
Ngjarja e rëndë e
ndodhur në Kumanovë që trronditi themelet e Ballkanit ka shkaktuar polemika jo
vetëm politike, por edhe shoqërore. Dyshohet se, tragjedia e 9 majit 2015 në Kumanovë
do të jetë udhërrëfyesi kryesor se në çfarë drejtimi do të shkojë Maqedonia dhe
jo vetëm ajo, i gjithë rajoni dhe Ballkani perëndimor.
Në Kumanovë ka filluar të luhet lojë e madhe me
“lojtar të vegjël” për “interesa të larta”. Aty kanë filluar të thyhen
interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha ndërmjet politikës së Boshtit Totalitar
Rus e cila mund të shërbejë si një shkarkim inati t Europës Lindore kundër asaj
Perëndimore duke qëlluar në pika të dobëta të Fuqive të Medha si në luftërat
paraardhëse ku, për të nxitur egërsinë luftarake u qëlluan në molla të ndaluara
deri në trragjedi që edhe sot historia drridhet kur i kujton.
Nuk ka kurrëfare dyshimi se vet Maqedonia e
zgjedhur si trampolinë e këtij interesi dhe si udhëkryq shumë i rëndësishëm i
“boshtit pansllavist dhe totalitar”, është zonë shumë e rëndësishme në ndikimin
e saj.
Në Kumanovë, Evropa dhe Amerikë e kanë kuptuar
më herët depërtimin e interesit totalitar rus, ndërsa shqiptarët janë vënë në
murin pengues të realizimit të këtij qëllimi monstrruoz.
Maqedonia është një shtet që po mbahet dhe
financohet kryesisht nga Evropa dhe Amerika, pas rastit të Kumanovës, tani më
ka shpalosur haptas orientimin e saj në përqafim të “interesave gjeopolitike
ruse” duke refuzuar interesat e botës perëndimore.
Rasti flagrant I trragjedisë së Kumanovës është vetëm si një pasojë e një
krize më të thellë globale të konfrontimit ndërmjet dy boshteve, atij të
vlerave të përparuara demokratike dhe të atij shtypës dhe të një ideologjie
nacionaliste, pansllaviste dhe totalitare Putiniste.
Mendohet se Kumanova është vetëm preteksti,
ndërsa qëllimi është më i madh. Evropa, Amerika dhe demokracitë tjera të botës,
pas një investimi të gjatë dhe të shumtë në rajon nuk dëshirojnë “kthimin e
ndikim rus në rajonin e Ballkanit”, prandaj Kumanova do të duhet të shërbej si
pika e fundit e ndalesës së shtrirjes së kësaj politike. Në këtë rast thellëzohen opinionet rreth qëllimit
të Rusisë së madhe.
Pa-dyshim se ky kurs politik në këtë shtet duhet
të ndryshojë, por rolin e tyre politik primar duhet ta udhëheqin Tirana dhe
Prishtina, të cilët në këtë momente nuk duhet kursyer asgjë në ndihmë të
shqiptarëve të Maqedonisë, projektit evropian, pra projektit të demokratizimit
dhe integrimit të rajonit në rrjedhat euro-atlantike. Ndryshe,
mos realizimi i këtij projekti do të rezultojë me zinxhirin e problemeve të një
pas njëshme dhe destabilizimin e rajonit, pasojat e të cilit do t’i bartin të
gjithë, si shqiptarët, maqedonasit, serbët por edhe të tjerët si vet viktimat e
trragjedisë që pak ditë më parë morrën DHE duke u nderuar vetëm nga patriotët e
vërtet dhe trimat e ushtrrisë Nacional Clirimtare të Kosovës. Djem të rinj që
lanë ëndërra prapa për qëllime ekstrremiste në një kohë që pot hemi se
ekstrremizmi vjen nga Lindja e Mesme. Djem që lanë fëmijë jetima dhe nëna pa
frymë gjithë jetën për një qëllim të përbashkët, por në favor të armikut
totalitar për një trragjedi të re mondiale pas asaj të Luftës së Dytë Botërore
nëse luftën kundër ISIS nuk do ta quajmë të tillë.
Ndërtimi i Maqedonisë së qytetarëve të barabartë
si koncept i botës së qytetëruar do të ishte garancia e vërtet dhe më e sigurt
për ruajtjen e saj, por edhe do të mund të bëhet një shembull i mirë e jetesës
ndëretnike në këto hapësira. Çdo kurs dhe çdo ideologji tjetër jashtë kritereve
të botës demokratike dhe jashtë vlerave të zhvilluara njerëzore dhe humane nuk
do të mund të ndihmojë në mbijetesën e Maqedonisë dhe komplet Ballkanit. E
ardhmja e kësaj Bote varet pikërisht nga Ballkani dhe nëse ne nuk e mbrojmë atë
me ide nacionaliste clirimtare sic na ka hije, do të jetë e vështirë mbijetesa,
pavarësisht se pesimizmi mbizotëron përsa kohë kemi të bëjmë me pluralizëm
capitalist të një bote të inkriminuar deri në rrënjë.