Rusia

Evropa nuk mund të punojë pa gazin rus

Evropa dhe Italia nuk mund të bëjnë biznes pa gazin rus, pa marr parasysh në shtimin e ofertës në tregun energjetik, ka thënë drejtori i gjigantit energjetik italian”Eni” Klaudio Deskalci.

Desklaci ka theksuar se, edhe pse në Evropë është rritur oferta në tregun e gazit, gazi rus mbetet i pazëvendësueshëm, përveç tjerash edhe për atë se “ Në Rusi dinë se Evropa nuk mund të bëjë biznes pa gazin rus, por edhe Rusisë i janë të nevojshme kontratat energjetike evropiane”, ka thënë Desakalci në intervistën për gazetën”Republika”. Deskalci ka shtuar se në industrinë e naftës bashkëpunimi me Rusinë është nën presionin e sanksioneve. Ai ka shprehur shpresën në zhvillimin e bashkëpunimit me Iranin pas heqjes së embargos. Sipas mendimit të tij, Teherani ka potencial të lartë në tregun energjetik, veçanërisht në rast se forma e propozuar e kontratës do të jetë në linjë të standardeve ndërkombëtare.

Drejtori i gjigantit energjetik italian ka thënë se kompania”Eni” vazhdon me punën në Libi, përkundër situatës së vështirë të sigurisë në atë shtet të afrikano verior.”Platformat tona of shor  gjenden 120 km nga bregdeti, dhe se neve jemi të sigurt në sigurinë e tyre. Situata diç më e vështirë është me objektet në pjesën tokësore. Ashtu që burimi Abu-Atifel është i mbyllur më shumë se një vit, gjersa objektet e reja punojnë, me masat shtesë të sigurisë dhe përforcim të mbrojtjes së personelit”, ka thënë Deskalci. Ai ka treguar në domosdoshmërinë e tregut të përbashkët energjetik.

“Evropës është e domosdoshme  tregu energjetik unik, pasi që neve prodhojmë vetën 35% të energjisë së nevojshme. Tani kemi 28 tregje pa bazë shënimesh unike dhe infrastrukture të harmonizuar. Kjo ka sjell  që çmimet e karburanteve vazhdimisht të rriten.” Nga këto kanë përfitime resurset më të lira, sikurse që është thëngjilli. Por ai është karburant më pak ekologjik”, ka thënë Deskalci.