Liban

Irani mbështet formimin e qeverisë së fortë në Liban

Marzijeh Afkham: Republika Islamike e Iranit gjithmonë i kushton vëmendje të veçantë për ruajtjen e unitetit kombëtar të Libanit

     Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Iraniane shprehu gatishmërinë e Teheranit për të parë së shpejti formimin të një qeverie të fortë, gjithëpërfshirëse në Liban, e aftë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit në Lindjen e Mesme.


     Ne kemi mbështetur gjithmonë formimin e një qeverie të fortë që pasqyron dallimet e kombit libanez dhe mund të mbrojnë të drejtat dhe interesat e popullit , tha Marzijeh Afkham në konferencën e saj të përjavshme për shtyp ditën e martë, më 17 dhjetor 2013. 


      Ajo shprehu, gjithashtu, shpresën se një kabinet libanez me ato cilësi do të formohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe shtoi se:

    Republika Islamike e Iranit gjithmonë i kushton vëmendje të veçantë për ruajtjen e unitetit kombëtar të Libanit.


     Zëdhënësja më tej e dënoi një sulm terrorist me makinë-bombë në Libanin lindor, që plagosi dy anëtarë të lëvizjes libaneze Hizbullah të marten.


      Agjencia Kombëtare e Lajmeve ( NNA ) raportoi se shpërthimi i së martës në afërsi të fshatit të largët të Sbouba-s në rajon Baalbek ishte shkaktuar nga një vetëvrasës me bombë .


     Burime të sigurisë thanë se një automjet i  ngarkuar me eksploziv   shpërtheu të martën herët duke vrarë shoferin e tij dhe duke plagosur dy anëtarë të Hizbullahut.


      Është raportuar se anëtarët e grupit Hizbullah në një furgon janë  përpjekur për të kapur automjetin kur ai shpërtheu në Sbouba, ku grupi mban një kamp ushtarak. Aty kishte një shkëmbim zjarri me të shtëna armësh, thanë ata.


    Irani dënon lëvizjet terroriste, lëvizjet që synojnë të destabilizojnë Libanin dhe të ndjekin qëllimet e armiqëve, në veçanti të regjimit Cionist (  Izraelit ) , theksoi Afkhazm.

Burimi: Tesnim