Simpozium Ndërkombëtar mbi Diabetin dhe Ramazanin në Kajro
Grupi Ndërkombëtar për Diabet dhe Ramazan (IGDR) ka në plan të mbajë Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar mbi Diabetin dhe Ramazanin më 26 maj 2015, në Kajro, Egjipt.
Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është i detyrueshëm për muslimanët që janë në gjendje të mirë shëndetsore. Ramazani është një muaj sipas muajve hënor dhe kohëzgjatja e tij varion midis 29 dhe 30 ditë. Muslimanët të cilët agjërojnë gjatë Ramazanit duhet të abstenojnë nga ushqimi, pija, përdorimi i medikamente me anë të gojës, dhe pirja e duhanit nga para agimit të diellit deri pas perëndimit të diellit.
Shumica e njerëzve ushqehen dy herë gjatë 24 orëve gjatë këtij muaji, pas pas perëndimit të diellit dhe tjera para agimit të diellit. Agjërimi nuk ka për qëllim të krijojë vështirësi agjëruesit musliman sipas parimeve fetare, kështu që muslimanet që janë shtatzënë ose muslimanët që janë të sëmurë janë të liruar nga agjërimi sipas Kur’anit.
Megjithatë, shumë muslimanë me diabet insistojnë në agjërim gjatë muajit të Ramazanit, duke krijuar një sfidë mjekësore për veten e tyre dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor. Është e rëndësishme që mjekët profesionistë janë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që lidhen me agjërimin gjatë Ramazanit (kryesisht hypoglycemia dhe hyperglycemia) dhe qasjet për të zbutur këto rreziqe. Këto çështje janë duke u bërë me shpejtësi çështje globale, jo vetëm në Indonezi, Pakistan, dhe Lindjen e Mesme, por edhe në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Oqeani.
Mjekë, hulumtuesë, infermierë, dietolog, farmacistë, psikologë, endocrinologë, edukatorë për diabet, njerëz të interesuar për diabet, njerëz me diabet, profesionistë të ndryshëm të kujdesit shëndetësor pritet të marrin pjesë në simpozium që do të mbahet në Kajro.
Agjërimi i Ramazanit te diabetikët me sëmundje të mëlçisë, diabeti dhe Ramazanit në një mjedis të kujdesit primar, pathofiziologjia e agjërimit, përfitimet e mundshme të agjërimit , një strategji e re në të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit janë ndër temat që do të diskutohen në simpozium.