İran

Irani kundërshton armët e shkatërrrimit masiv

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani edhe një herë ka ngritur zërin në Teheran kundër armëve të shkatërrimit në masë, duke thënë se ato nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit dhe janë në kundërshtim me parimet e tij

    Kryetari i Iranit Hassan Rouhani edhe një herë ka ngritur zërin në Teheran kundër armëve të shkatërrimit në masë, duke thënë se ato nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit dhe janë në kundërshtim me parimet e tij.
Nga pikëpamja e racionalitetit dhe të interesave kombëtare të vendit dhe në bazë të besimit fetar dhe kombëtar, ne kurrë nuk kemi qenë dhe nuk jemi për armët e shkatërrimit në masë, dhe ky vend ( Irani ) nuk ka armë të tilla dhe nuk i konsiderojnë ato pjesë të interesat tona  kombëtare dhe as si doktrinë mbrojtëse , tha të hënën, më 16 dhjetor 2013, kryetari, Hassan Rouhani  në fjalimin e tij në një konferencë kulturore, këtu në Teheran.


      Kryetari, gjithashtu, i bëri jehonë udhëheqësit të lartë të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Khamneit për komentet  e tij për ndalimin e armëve bërthamore, duke theksuar se Irani hedh poshtë me vendosmëri ndonjë hulumtim apo punën shkencore që të çon në bërjën e armatimit të tillë.

      Në vitin 2005, Ajetullah Sejjid Ali Khamnei ka lëshuar një Fetva (Vendim) që ndalonte prodhimin, deponimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.


      Në fillim të muajit shtator, 2013, Presidenti Hassan Rouhani në Takimin e SCO  ka shprehur kundërshtimin dhe qëndrimin kundërshtues të Teheranit ndaj armëve të shkatërrimit në masë, siç janë armët bërthamore dhe kimike.


      Duke iu drejtuar Samitit vjetor të 13-të, të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ( SCO ), në Kirgistan në atë kohë,  Hassan Rouhani bëri thirrje për çarmatimin bërthamor, dhe tha:

 

     Republika Islamike e Iranit e konsideron çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen si të nevojshme për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
     Ai tha, gjithashtu, se Irani është i angazhuar për Traktatin e  Mospërhapjes së Armëve, ( NPT ) bazuar në  Ligjet dhe Mësimet Fetare dhe Morale, sipas Teheranit, si dhe konsideratave strategjike të tij.


     Irani, ishte një nga shtetet fillestare, origjinale, për të nënshkruar Traktatin e Mospërhapjes  së Armëve të Shkatërrimit në Masë,  e nënshkrojë  Marrëveshjen e Masave të Sigurisë me IAEA në vitin 1974. Fushat e përmbledhura përfshijnë aplikimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse, materialet e kontrollit,  dhënien e informatave IAEA , dhe për mos- zbatimin e garancive ndaj materialit bërthamor që do të përdoret në aktivitete jo- paqësore.


    Dhe duhet kuptuar se Republika Islamike e Iranit ka qenë një përkrahës i madh i një Lindje të Mesme e Lirë, pa armë bërthamore.