Kine

Rusia dhe Kina në përkrahje të marrëveshjes bërthamore të Iranit

Rusia dhe Kina kanë dalë në përkrahje të një marrëveshjeje midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programit bërthamor të Teheranit për energji

 Rusia dhe Kina kanë dalë në përkrahje të një marrëveshjeje midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programit bërthamor të Teheranit për energji, një ditë pas bisedimeve në Gjenevë, Zvicër që  përfunduan pa rezultat.
      Ministri i Jashtëm Rus, Sergej Lavrov tha të dielën se shanset janë të mira për të punuar me mekanizma për nënshkrimin e një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit më 20 nëntor , kur Irani dhe fuqitë botërore takohen përsëri.
     Ai tha , gjashtë drejtorët politik do të takohen më 20 nëntor 2013, duhet të shfrytëzojnë arritjet e bëra gjatë diskutimeve të fundit në Gjenevë dhe të përpiqen për të vënë bazat për një dokument të përbashkët. Shanset janë shumë, shumë të larta për këtë .
    Lavrov tha se bisedimet e Gjenevës konfirmuar se janë duke zbehur polemikat, kanë zbritur, janë zvogëluar, kanë mbetur prapa dhe vetëdija është ngritur se ka ardhur koha për të marrë çështjet në duar, të cilat zgjojnë shqetësim në komunitetin botëror.
   Zëvendës Ministri i Jashtëm Kinez, Li Baodong tha, gjithashtu, se vendi i tij është i angazhuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth  programit bërthamor të Iranit.