Jemeni

Sulmet ajrore të Arabisë Saudite në shënjeshtër xhaminë historike të Imam Hadiut në Sa'da të Jemenit

Aeroplanët luftarakë të Arabisë Saudite bombarduan xhaminë historike të Imamit Hadiut në Sa'ada të Jemenit.

Sipas rrjetit të lajmeve Al-Mayadeen, xhamia ishte në shënjestër në orët e para të së shtunës.

Avionët luftarakë sauditë gjithashtu bombarduan zonat Kamer dhe Sakayn në krahinën veriperëndimore.

Sipas  Rrjetit TV, al-Masirah TV, katër civilë u vranë dhe mbi 10 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve.

Raketa saudite gjithashtu goditën të njëjtat zona.

Më 26 mars 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë filluan  sulmet ajrore vdekjeprurës kundër lëvizjes Ansarullah në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish kryetarit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi më 21 prill 2015 se operacioni ushtarak Stuhia Vendimtare e saj ka përfunduar, por pas disa orësh sulmet ajrore dhe luftimet tokësore rifilluan.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit, lufta udhëhequr nga Arabia Saudite në këtë shtet arab, në Jemen, ka vrarë më shumë se 2.000 njerëz, shumica prej tyre civilë.

Burimi: IQNA News