Rusia

Putin: SHBA-ja përpiqet për të krijuar 'botën unipolare'

Vladimir Putini ka shfrytëzuar një fjalim në përkujtim të 70-të vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste të akuzojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po  përpiqet për të dominuar botën.

Duke folur në paradën vjetore në Moskë, për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq, e cila këtë vit është bojkotuar nga liderët perëndimorë gjatë krizës së vazhdueshme në Ukrainë, presidenti i Rusisë e qortoi Uashingtonin për përpjekjet për të krijuar një botë unipolare.

Putin tha se megjithë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar , në dekadat e fundit kemi parë përpjekje për të krijuar një botë unipolare.    Kjo frazë është përdorur shpesh nga Rusia qëllimisht për të kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përpiqet për të sunduar botën.

Kryetari amerikan, Barack Obama, i trajtoi me mospërfillje  festimet, siç i kanë trajtuar ftohtë edhe liderët kryesor të aleatëve të Rusisë  gjatë Luftës së Dytë Botëroe, Anglia dhe Franca, duke e lënë Vladimir Putinin për të shënuar Ditën e Fitores në shoqëri me udhëheqësit e Kinës, Kubës dhe Venezuelës.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjithashtu, i shmanget ndjeksës së paradës, por do të fluturojë në Moskë të dielën që të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur dhe do të takohet me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Ndërsa sanksionet perëndimore në Rusi për veprimet e saj në Ukrainë vazhdojnë të kafshojnë, Moska po largohet gjithnjë e më shumë nga Evropa dhe po përqëndrohet më shumë në zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën.

Lideri kinez, Xi Jinping, do të jetë mysafir i profilit më të lartë në podium afër Putinit. Presidentët e tjerë të pranishëm janë edhe kryetari i Indisë, Pranab Mukherxhii, kryetari, Abdel Fatah al-Sisi i Egjiptit, Raul Kastro i Kubës, Nicolás Maduro i Venezuelës, Robert Mugabe i Zimbabve dhe Jacob Zuma i Afrikës së Jugut.

Rusia përdori paradën për të treguar teknologjinë e saj të fundit ushtarake - duke përfshirë Armatën e tanksave në paradë, e cila përfshinte 16.000 trupa dhe një konvoj të gjatë të armëve që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Gjithashtu në paradë u shfaqë për herë të parë një lëshimi i raketave RS-24 YARS ICBM, të  cilat Moska i ka përshkruar si një përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s si sistemeve anti-raketore.

Festimet qëndrojnë në kontrast me festimet e një dekadë më parë, kur Vladimir Putini priti liderët nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Burimi: The Guardian