U kthyen në Egjipt artefaktet e vjedhura nga SHBA
Egjipti pret, gjithashtu, të kthehen 235 objekte shtesë të konfiskuara më parë në Francë.
Egjipti të premten ka pranuar 135 objekte, artefakte që ishin vjedhur dhe kontrabnduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të premten pasdite nga Vashingtoni arritën 135 objekte, artefakte, sipas burimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros.
Pranimi i veprave të artit në aeroport u bë në pranin e Ministrit të Antikave, Mamdouh al-Damati dhe një mori të zyrtarëve të lartë të ministrisë, sipas burimeve të Agjencisë Anadolu.
Ministri i Antikave, Mamdouh Al-Damati tha se artefaktet ishin vjedhur nga Egjipti nga një rrjet i specializuar për kontrabandimin e antikave egjiptiane për në vende të tjera.
Ai nuk e përmendi, se kur pikërisht objektet ishin vjedhur, megjithatë, objekte ishin kontrabanduar nga Egjipti.
Të enjten, Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se objektet e kthyera përfshijnë një sarkofag prej druri, gurë të gdhendur, statujat e lashta, 99 monedha dhe një mumje.
Ministria shtoi në një deklaratë se 235 objekte të kontrabanduara në Francë dhe të konfiskuara do të kthehen në Egjipt të shtunën.
Ka pasur një rritje të dukshme të vjedhjeve të antikave egjiptiane në vitin 2011 pas kryengritjes popullore që i dha fund autokracisë të gjatë të kryetarit të Egjiptit, Husni Mubarak.
Burimi: World Bulletin