ISIL është duke bërë një punë shumë të mirë për SHBA
Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për të luftuar kundër ISIL-it ndërsa grupi Tekfirist është duke vepruar në bazë të politikave të Shteteve të Bashkuara për të shkaktuar kaos në Lindjen e Mesme, tha një aktivist politik.
Një raport i së martës nga gazeta amerikane Stars and Stripes vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e një programi prej 500.000.000 $ gjoja për t’u përballur me terroristët 11 muaj pasi ajo u iniciua nga kryetari Barack Obama.
Në të vërtetë, unë nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë interes në luftimin e ISIL-it. ISIL në thelb është duke bërë një punë shumë të mirë, duke shkaktuar kaos në rajon, tha Seth Rutledge në një intervistë të martën për Press TV.
ISIL-i gjithashtu është duke i bërë presion kryetarit të Sirisë, Bashar Assad, i cili ka qenë një objektiv i politikave imperialiste për vite, tha Rutledge.
Ai iu referua Abdelhakim Belhadj, liderit të ISIL-it në Libi i cili është një aset i CIA-s, duke thënë se është interesante, se ai dhe udhëheqësi ISIL-it Ebu Bekr el-Bagdadi se që të dy janë trajnuar në kampet e burgimit të SHBA.
Aktivisti e përshkruan ISIL-in si një grup tjetër mercenar sikur al-Kaida dhe një klon i qeverisë saudite, në aspektin e politikave dhe ligjeve.
Terroristët kanë kryer krime të tmerrshme dhe kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, përfshirë muslimanët shiitëve, muslimanët sunnitë, muslimanët kurdë dhe të krishterët në zonat nën kontrollin e tyre në Siri dhe Irak.
Forcat qeveritare në të dy anët e kufirit po luftojnë militantët ndërsa Uashingtoni ka qenë gjithashtu duke udhëhequr një koalicion për të nisur sulmet ajrore gjoja kundër tyre.
Ka pasur raporte të mbështetjes për Tekfiristët nga disa aleatë rajonalë të SHBA-ve, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite.
Burimi: IQNA News