Egjipt

Muhamed Mursi u dënua me vdekje

Gjyqi egjiptas e ka dënuar me vdekje kryetarin e përmbysur Muhamed Mursin dhe 105 të akuzuar tjerë për shkak të ikjes nga burgu gjatë kryengritjes së vitit 2011. Mursi i cili veç është duke mbajtur dënimin me burg në kohëzgjatje prej 20 vite për shkak të nxitjes së dhunës mbi demonstrues, gjendej në kafaz në pjesën e ndarë të gjyqit në momentin e leximit të shqiptimit të dënimit. Gjyqtari sipas traditës dënimin më të ashpër e ka dërguar myftiut kryesor i  cili duhet të jep mendimin e vet. Vendimi përfundimtar do të shpallet me 2 qershor. Zyrtari i Vëllazërisë Myslimane Amr Darrag ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të parandalojë ekzekutimin e mundshëm të dënimit me vdekje për ish kryetarin Mursi. Në gjykimin e parë i  cili është mbajt sot, Mursi dhe 105 të akuzuar tjerë në mesin e të cilëve edhe dhjetëra anëtar të Hamasit dhe Hezbollahut, janë akuzuar për ikje nga burgu dhe sulme mbi policinë gjatë kryengritjes së vitit 2011 kundër ish kryetarit të atëhershëm Hysni Mubarakut. Në burg gjenden 27 të akuzuar, duke përfshirë edhe Mursin, ndërsa të tjerë, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësi fetar nga Katari Jusuf el Kardavi, janë gjykuar në mungesë. Në gjykimin e dytë ndaj Mursit dhe 35 të akuzuarëve tjerë, duke përfshirë edhe krerët e Vëllazërisë Myslimane, janë akuzuar për përgatitjen e komplotit me Hamasin dhe Iranin për destabilizimin e Egjiptit. Të akuzuarit ngarkohen se kanë furnizuar gardën elite revolucionare iraniane me informata inteligjente me qëllim të destabilizimit të vendit. Prokuroria cek se ata kanë kryer aktivitetin e spiunazhit në emër të Vëllezërve Mysliman dhe Hamasit nga viti 2005 gjer në gusht të vitit 2013 me ”qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste në vend ashtu duke zgjeruar kaosin dhe duke rrëzuar regjimin e atëhershëm”. Për këto akuza, njashtu është kërcënuar me dënimin me vdekje, përveç kësaj Mursi do të ballafaqohet edhe me dy gjykime tjera, për fyerjen e gjykatës dhe për spiunim. Mursi kryetari i pare i zgjedhur i Egjiptit në mënyrë demokratike, është përmbysur me grushtet ushtarak të cilin e ka udhëhequr kryetari i tanishëm aktual i Egjiptit Abdel Fattah al Sisi në korrik të vitit 2013, pas demonstratave masive në vend. Pasi që është përmbysur Mursi, qeveria e re ka filluar ballafaqimin me lëvizjen e tij Vëllazërinë Myslimane. Me qindra njerëz janë vrarë, e me mijëra janë burgosur. Pushtetarët e tanishëm egjiptas e kanë shpallur Vëllazëritë Mysliman organizatë terroriste në dhjetor të vitit 2013. Dënimet me burg janë paraparë edhe për përkrahjen verbale të Lëvizjes Vëllezërit Mysliman.

Burimi: Al Jazeera