Turqia do të mbështesë Bosnjën në luftën kundër terrorizmit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka ofruar mbështetje në luftën kundër terrorizmit, gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë.
Turqia gjithmonë do të mbështesë Bosnjën dhe popullin e saj në luftën kundër terrorizmit, tha të enjten Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Duke ju drejtuar një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij boshnjak, Igor Crnadak në kryeqytet, në Sarajevë, Çavusoglu tha:
Turqia gjithmonë do të mbështesë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe popullin e Bosnjës në luftën kundër terrorizmit ashtu siç ne e mbështesim atë në fusha të tjera.
Rreth sulmit të fundit ndaj një stacioni policie në Bosnjen Lindore, Ministri i Jashtëm i Turqisë i ofroi ngushëllimet për familjen e oficerit të policisë të vrarë dhe për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ne ramë dakord që për fat të keq të dy vendet ballafaqohen me probleme të ngjashme dhe së bashku ne jemi të gatshëm për të luftuar kundër të gjitha formave të terrorizmit, tha Crnadak.
Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje një polic dhe plagosi dy oficerë të tjerë të hënën në mbrëmje në një stacion policie në Zvornik, një qytet në Republikën Srpska, që është një nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën. Personi i armatosur, gjithashtu, u vra në incident.
Çavusoglu gjithashtu tha se ai kishte një takim të frytshëm me homologun e tij boshnjak, gjatë të cilit të dyja palët diskutuan për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të përsosura, tha ai.
Ai shtoi se Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, tregtia midis Turqisë dhe Bosnjë ka tejkaluar vlerën 363.000.000 $ në vitin 2012.
Ai vuri në dukje se Turqia është mbështetëse e anëtarësimit në BE dhe anëtarësim në NATO të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Çavusoglu gjithashtu njoftoi se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën në maj me ftesën e Presidencës Boshnjake.
Burimi: World Bulletin