Egjipt

Profesori i njohur i Al-Az-harit ndalohet nga mësimdhënia për shkak të udhëtimit në Iran

Shejh Dr. Ahmed Karimah, një profesor i njohur në Universitetin al-Az-har të Egjiptit është ndaluar nga mësimdhënia për shkak të udhëtimit të tij në Iran verën e kaluar , 2014, dhe për shkak të komenteve që ai bëri në lidhje me kërcënimin në rritje të Selefive në Egjipt. 

Shejh Dr. Ahmed Mahmud Karimah, drejtori i Departamentit të Jurisprudencës Bashkëkohore Islame në Universitetin e famshëm Al-Az-har të Egjiptit, ka deklaruar se pas vizitës së tij në Iran, në muajin gusht, 2014, ai është marrë në pyetje në mënyrë të përsëritur.

Dr. Ahmed Mahmud Karimah theksoi se ai shkoi në Iran vetëm në cilësinë e tij si një profesor për të mësuar jurisprudencën krahasuese në raport me pesë shkollave islamike-juridike për qëllime personale dhe jo si një përfaqësues i Universitetit Al-Az-har.

Përveç takimime me autoritetet fetare muslimanë shi’itë dhe dijetarë,  ndërsa në qytetin e shenjtë të muslimanëve shi’itë në Kum, dijetari i moderuar musliman sunni i vizitoi studiuesit musliman sunnitë në Kurdistan dhe mësojë rreth jurisprudencën së Ehl ul-Bejtit.

Ai ka deklaruar se është pezulluar nga mësimdhënia në Universitetin al-Az-har të Kajros sepse ka deklaruar se lëvizja Selefiste është më e rrezikshme se Vëllazëria Muslimane në Egjipt.

Në një intervistë me gazetën javore egjiptian Akhbar el-Yom, Dr. Ahmed Karimah ka kritikuar sjelljen e udhëheqësit të Universitetit al-Az-har ndaj tij, duke e përshkruar atë si një formë e torturës dhe tha se ndalimi nga mësimdhënia është një formë e terrorizmit dhe shtypjes .

Dijetari i njohur musliman sunni e përmendi edhe ndalimin e udhëtimit të tij, duke thënë se pasi ju ndalua udhëtimi, ai kërkoi mbështetje nga institucionet gjyqësore të Egjiptit, duke shtuar se në qoftë se ai nuk merrr një përgjigje, ai do të shkojë te kryetari i  Egjiptit, Abdel-Fattah el-Sisi, për një përgjigje, për të kuptuar përse ky ndalim shtypës ishte vendosur mbi të.

Shejh, dr. Ahmed Karimah tha se nëse ai nuk merr një përgjigje, ai do të shkojë në të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut për t’u  ankuar për veprimet e Universitetit al-Az-har. Në qoftë se këto veprime nuk kanë efekt në vendimin e Egjiptit, ai do të kërkojë strehim në një shtet tjetër, si shpresë e fundit.

Burimi: RASA