Erdogan viziton shqipërinë dhe premton xhaminë e namazgjasë. Tremben analistët
Presidenti Turk Taip Erdogan, pas shumë vitesh viziton vendin tonë. Shqipëria dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë rajonale. Ministrat e brendshëm të dy vendeve nënshkruan marrëveshjen para presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani dhe atij të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili po kreu një vizitë disaorëshe në Tiranë. Ngjarjet e dhunshme në Maqedoni zunë po ashtu një vend kryesor në konferencën e dy presidentëve. Në këtë konferencë eqnë të pranishëm personalitete të rëndësishme gjithashtu zuri vend media shqiptare dhe ajo turke.
Presidenti erdogan u prit nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani i cili u shpreh i kënaqur dhe i vlersuar për vizitën e një presidenti të madh. Nishani tha se të dy vendet i bashkon historia dhe një kulturë e përbashkët. Ky takim u realizua edhe në kuadër të ndërtimit të xhamisë më të madhe në Ballkan, ajo e Namazgjasë.
Presidenti Erdogan premtoi fonde të konsiderueshme në ndërtimin e kësaj xhamie e cila do të shkruajë historinë e myslimanëve duke synuar bashkimin fetar pa dallime rracore përkrah me Katedralen e Shen “Pali”-t, duke pasur parasysh faktin se vendi ynë është popull me katër bestytni tashmë. Xhami në shërbime të konsiderueshme feje apo besimi për të eleminuar rracizmin fetar dhe për të krijuar atë që quhet Bashkëjetesa Fetare.
Analistët e quajtën ofendim mospraninë e heroit kombëtar Gjergj kasriot Skënderbeu në sallën e presidencës ku është i pranishëm përherë në cdo konferencë presidenciale. Ata thanë se heqja e bustit në këtë takim ishte ofezë për popullin dhe historinë e vendit, por harruan se mikpritja nuk thyhet dhe ëshë mirë që miku të pritet me nderimet që i takon, se në fund të fundit nuk është fajtor Erdogan mbi të
shkuarën dhe nuk jemi ne dëshmitarët e mëdhenj okular se cfarë vërtet ka ndodhur 100 vjet më parë. Mikëpritja është detyrim për një komb që i deklarohet se e duan dhe janë gati ta ndihmojnë. Nuk mund të paraqesim bishta krenarie kur në fakt brenda derës sonë kemi një Kastriot (Edi Rama) që po na shtyp dhe po na masakron më shumë nga cfarë kemi menduar se jemi qenë masakruar më parë. Nuk duhet harruar se një vend si Shqipëria ka nevojë për heronj në këtë periudhë, edhe në qofshin ata armiqtë tanë që në fakt nuk kanë qenë kurrë. Mbi të gjitha, tanimë, pa Turqinë, jemi më keq dhe më të skllavëruar nga cmund të ishin edhe vet skllevërit e Egjyptit në mbretëritë e lashta. Ne kemi nevojë për heronj, dhe e dimë shumë mirë tashmë se këta heronj nuk mund të jemi kurrësesi ne.