Guri themeltar për xhaminë e re në Tiranë
Kryetari i Turqisë dhe i Shqipërisë
Rexhep Tajib Erdogani dhe Bujar Nishani kanë marrë pjesë në vendosjen e gurit
themeltar për xhaminë e re më të madhe
në Tiranë.
Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani dhe kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani kanë marrë pjesë në Tiranë në vendosjen e gurit themeltar në Tiranë për ndërtimin e xhamisë në kryeqendrën shqiptare, e cila pas përfundimit të punimeve do të jetë xhamia më e madhe në Shqipëri. Në fjalimin e tij të mbajtur para të pranishmëve të tubuar në ceremoninë e vendosjes së gurit themeltar, Erdogani ka thënë se xhamia pas ndërtimit do të mund të pranojë pesë mijë besimtarë dhe ”beson që ajo do të jetë simbol i vëllazërisë së popujve”. “Objekt i vetëm në Stamboll, por edhe në botë, xhamia e Sulltan Ahmedit është vepër e Sedefkar Mehmet agës, shqiptarit nga Elbasani. Romanin e pare në gjuhën turke si dhe fjalorin e parë të gjuhës turke e ka shkruar Shemsettin Sami(Sami Frashëri) poashtu shqiptar. Autori i vargjeve të himnit tonë kombëtar është Mehmet Akif Ersoj, i lindur në Kosovë, në fshatin Shushicë. Njëri nga themeluesit e Universitetit të Stambollit ishte profesori shqiptar Tahsin(Hoxhë Hasan Tahsini)”, ka thënë Erdogani.
Duke përkujtuar se gjatë periudhës osmane në pozitat më të larta shtetërore ishin 35 shqiptar(në pozitën e kryeministrit). Erdogani ka thënë se shteti i tij në Ballkan ndjek politikën e paqes, vëllazërisë dhe mirëqenies. Erdogani ka cek se Agjencioni turk për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar(TIKA) në Shqipëri gjer tani ka realizuar 248 projekte dhe ka paralajmëruar restaurimin e objekteve të shumta me rëndësi historike gjatë gjithë vendit.
“Më i miri nga njerëzimi është ai më i dobishmi për njerëzimin. Ajo është që neve besojmë dhe për këtë shkak nuk shoh dallimin në ndihmë vëllait të vet shqiptar sikurse në Rize në Turqi ashtu edhe atij në Tiranë”, ka thënë Erdogani, duke shprehur shpresën se gjatë vizitës së ardhshme në Tiranë do të kryej faljen e namazit në xhaminë e madhe të Tiranës.
Kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani ka thënë se vendi i mbajtjes së ceremonisë së sotshme është i rëndësisë së madhe.”Kur është themeluar Tirana para 400 vitesh, myslimanët bash këtu në këtë vend kanë kryer faljen e namazit. Deri në kohën e Enver Hoxhës dhe ndalimin e ushtrimit të ritualeve fetare pjesëtarët të të gjitha feve kanë mundur në këtë vend apo në afërsinë e saj të kryejnë lutjet e tyre”, ka thënë kryetari Bujar Nishani.
Duke theksuar rëndësinë e dialogut në mes religjioneve, Nishani ka cek se të gjithë qytetarët e Shqipërisë gjithmonë kanë respektuar besimin e të tjerëve, e kjo ka vazhduar edhe gjatë kohës së komunizmit gjatë së cilës periudhë “me qindra dhe mijëra objekte fetare janë rrafshuar me token”. Ai ka falënderuar Turqinë në ndihmën të cilin i ofron nëpërmjet TIKËS dhe Drejtorisë së Vakëfeve pranë Drejtorisë për çështjet fetare.
Xhamia e re në Tiranë do të ketë katër minare dhe do të përfshijë hapësirën prej 10 dynym tokë, ndërtimi i saj do të duhej përfundojë për dy-tre vite. Kapaciteti i xhamisë do të jetë 4500-5000 persona që do të mund të falin lirisht, ndërsa në kompleksin e saj do të jetë e ndërtuar edhe salla për konferenca me kapacitet prej 332 persona, dhjetë dhoma mësimi për ndjekjen e mësim besimit, galeria për ekspozita, restoranti, museumi dykatësh për Ballkanin, ashensor për persona me nevoja të veçanta, punëtoritë e ndryshme, si dhe qendra kulturore me parking me kapacitet prej 500 veturash.