İslamofobe

Muslimanët në Daytona Kampion të Paqes Ndërfetare

Mes rritjes së trendeve Islamofobike në Perëndim, Qendra Islame në Daytona hapi dyert e saj për myslimanët dhe jo-myslimanët.

Grupet ekstremiste të tilla si ISIS nuk janë me të vërtetë musliman, ata janë njerëz që duan acarimin, përkeqësimin dhe terrorin, tha Frank Binetti i cili u përshëndet me shumë duartrokitje pas fjalimit kryesor nga Imam Belal Alzuhiry Shemman gjatë një programi të komunitetit të paraqitur nga Shoqata e Grave Muslimane në Daytona Beach.

Frank Binetti tha se ka formuar një miqësi me një musliman në Universitetin Embry-Riddle të Aeronautikes në vitin 1980. Familjen e mikut  shpesh e ftoi në shtëpi për darkë.

Unë ulesha në dysheme me ta dhe ngrënim mish qengji, kujton Binetti. Ata i thoshnin fëmijëve, për të më thënë, Frank, ju po e hani krejt qengjin.

Unë e dua këtë darkë dhe unë kam dëshirë ta ha krejt , tha Binetti. kurse publiku gati u shqye së qeshuri!   

Në xhami, të rriturit diskutuan për çështje të ndryshme që variojnë nga ngjarjet, tregime miqësore mes njerëzve të besimeve të ndryshme; në lidhje se si besimi në Zot mund të kapërcejë ndonjë pengesë, duke u betuar që të mos lejohet që fanatizmi dhe frika e terrorizmit ta përçajnë  komunitetin. 

Islami është shtrembëruar nga grupet ekstremiste deri në atë shkallë sa që njerëzit në mbarë botën, kanë ardhur në “përfundim” se një fe po e promovon dhunën dhe intolerancën ndaj besimeve tjera, tha para në pranishmëve të kësaj ngjarje Imam Bilal Shemman.

Që nga 11 Shtatori 2001,  muslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësohet se janë në mes 6-7.000.000, të cilët janë në shënjestër nga Islamofobia, për shkak të besimit të tyre.

Burimi: On İslam