İran

Demonstrojnë kundër Arabisë Saudite për Jemenin

Nje ngjarje qe ka ndodhur sot Një grup i madh i studentëve te shkollave ne Teheran u mblodhën përballë zyrës se OKB-se ne Teheran, diten e enjte(sot) duke dënuar agresionin Saudit kundër njerzëve te pambrotjur ne Jemen . Ne sulmet ajrore saudite kundër civilëve jemenas,studentët thanë se familja saud ka zbuluar fytyrën e vertetë ne boten islame. Familja Saude do ta paguajë për vrasjet brutale te grave ,fëmijëve,të moshuarve si dhe civilëve te pambrojtur në Jemen si dhe për shkatërrimin e infarstukturës së vendit thuhet ne deklaratë. Populli i Jemenit do të rezistojnë duke ndryshuar Jemenin ne varrezë te sauditëve thuhet ndër të tjerash ne kete deklaratë duke theksuar se sauditët do të jenë humbës në këtë luftë te pabalancuar. Ata theksuan se Familja Saud po ndjekin politikën e SHBA-ve dhe ato të regjimit sionist duke provokuar ndarjen e botës muslimane, duke heshtur ndaj gjenocidit të muslimanëve në Palestinë, Siri dhe Irak, pavarësisht nga ajo se ata janë musliman. E ndërsa Arabia Saudite filloj sulmet ajrore ne Jemen më 26 mars,pa një mandate te Kombeve te Bashkuara në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish-presidentit tashmë te arratisur Abd Rabbuh Mansur Hadi, i cili eshte nje aleat i ngushtë i mbretërisë,i cili ka ikur ne Riad së bashku me kabinetin e tij qeveritar. Sipas njoftimeve, operacioni ushtarak saudit ka dërguar numrin e të vrarëve dhe te plagosurve mbi 5.000.